Partia Demokratike ka miratuar mbajtjen e Primareve në datën 1 mars. Sipas udhëzimit të shpërndarë për mediat nga selia blu, drejtuesit politikë nuk do të marrin pjesë në garën e brendshme, por ata do të drejtojnë këtë proces në qarqe, për të siguruar votim të drejtë dhe pa ndikim. Vetë Berisha e ka pranyar se me këtë vendim shkelet Statuti i partisë, por ai e ka justifikuar me “bashkimin”, duke nënkuptuar se i ka borxhe në marrjen e PD Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt. Kanë qenë 10 anëtarë të Këshillit kombëtar që kanë votuar kundër ku ka spikatur Myslym Murrizi dhe deputeti Bujar Laskaj, por zëri i tyre nuk u dëgjua.
Kandidatët për primare, si rregull vetëpropozohen, propozohen nga anëtarësia ose nga organet qëndrore të Partisë Demokratike.
Pasi të votohet për kandidatët për primare, të kualifikuar do të jenë vetëm ata që plotësojnë kuotën minimale, e cila do të llogaritet në varësi të numrit të anëtarëve që ka secili qark.
Më pas, kandidatët e kualifikuar do të renditen nga kryesia, për listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.Në renditjen përfundimtare të tyre, sipas këtij udhëzimi do të ndikojë edhe aktiviteti dhe kontributi politik, angazhimi në kauzat e opozitës, regjistrimi i emigrantëve si dhe kontributi për cështje të ndryshme shoqërore.
![Whatsapp Image 2025 02 12 At 17.10.40](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/7eebdba9cc75d2148c5fd393a5b42854.jpeg)
![Whatsapp Image 2025 02 12 At 17.10.40](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/7eebdba9cc75d2148c5fd393a5b42854.jpeg)
![Whatsapp Image 2025 02 12 At 17.10.40 (1)](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/28342d61aeb14f8edbdca81b51d61b0c.jpeg)
![Whatsapp Image 2025 02 12 At 17.10.40 (1)](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/28342d61aeb14f8edbdca81b51d61b0c.jpeg)
![Whatsapp Image 2025 02 12 At 17.10.40 (2)](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/96bb25e579692cdbba745e251c14149a.jpeg)
![Whatsapp Image 2025 02 12 At 17.10.40 (2)](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/96bb25e579692cdbba745e251c14149a.jpeg)
![Whatsapp Image 2025 02 12 At 17.10.40 (3)](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/bb3d005ab2646045ea7f1f8fc4cbc426.jpeg)
![Whatsapp Image 2025 02 12 At 17.10.40 (3)](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/bb3d005ab2646045ea7f1f8fc4cbc426.jpeg)
![Whatsapp Image 2025 02 12 At 17.10.41](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/022396d84ac57189e675020ebaf8c5bc.jpeg)
![Whatsapp Image 2025 02 12 At 17.10.41](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/022396d84ac57189e675020ebaf8c5bc.jpeg)