Krisa është zgjedhur liderja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Banorët kanë zgjedhur një banor dhe kanë thënë arsyen se pse e duan si lidere.
Me shumicë votash, Krisa arriti që të bëhej lidere dhe menjëherë nisi ndarja e punëve. Por mesa duket jo të gjithë banorët janë të gëzuar me faktin që ajo do të ndajë punë.
Një ndër ta është Valbona, e cila ka refuzuar që të bëjë punën që i tha Krisa.
“Do ketë një rol të rëndësishëm”/ Nuk do t’a besoni kush u zgjodh lider i shtëpisë së BBV 4
Pjesë nga debati:
Valbona: Nuk di të pastroj
Krisa: Që ditën e parë që kam ardhur çdo punë që më është dhënë e kam pranuar
Valbona: Shumë mirë, bravo
Danja: Si do ia bëjmë për tualetin?
Valbona:
Krisa: Merrem unë me tualetin, se nuk e kam as për turp dhe as kompleks siç e ka ajo
Valbona: Jo nuk e kam
Krisa: Ajo vajza e ka mbajtur 2 javë
Valbona: O vajza turistike
Krisa: Mos më thuaj mua vajza turistike
Valbona: Se ke ardhur për turizëm këtu, dëgjo…
Krisa: E ke trurin sa një kokërr gruri
Valbona: Aq e kam. Nuk dua ta mbaj, ta mbaj kush të dojë
Krisa: Do e bëj unë dhe ti shko e futu te banja e çunave