Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 4”, Gjesti është përballur për herë të parë me një deklaratë të Xhenetës, të dhënë në “Fan Club” në Top Channel. Ajo ka folur për lidhjen që ata kanë patur me njëri-tjetrin.
Pasi dëgjoi fjalët e ish-partneres, Gjesti u shpreh se me Eglin nuk ka luajtur në asnjë moment. Ai shtoi se nëse është kuptuar kështu dhe ajo është lënduar, ai është gati që të tërhiqet.
Çfarë ndodhi mbrëmë gjatë prime-t është komentuar edhe ditën e sotme nga banorët. Gerta dhe Laerti teksa po pinin kafen jashtë në oborr, kanë diskutuar në lidhje me këtë klip dhe të dy shprehën mendimin e tyre në lidhje me qëndrimin e Eglit.
“Mos më lodh kokën”/ Livia debaton me Rozanën për Loredanën: Ajo qan për një dhunues…
“Po m’pëlqen të rri thotë. Atë që ka bërë, që flenë bashkë është shumë kurajoze për një femër, sidomos në shoqërinë tonë, ne nuk jemi skandinav. Për Eglin po them. Pranon një djalë në shtrat, këto janë ndjenja. Është hap vendimtar”, tha Laerti.
Ky i fundit më pas komentoi edhe sjelljen e Gjestit për të cilin tha:
“Kjo është hakmarrja ime tha ai, pra çfarë ke bërë ti me këtë vajzë qenka hakmarrja jote. Ai e tha qartë, kjo është hakmarrje siç ke bërë ti që s’ke patur mëshirë për mua, edhe unë në të njëjtën mënyrë. I papjekur emocionalisht, kalama, ç’lidhje ka ai të dijë çfarë është marrëdhënia”.