BallinaSportProjekti i UEFA, finalja e Champions në SHBA nga viti 2028

Projekti i UEFA, finalja e Champions në SHBA nga viti 2028

spot_img

Champions League përgatitet të ndryshojë sërish. Pas revolucionit me formatin e eventit, që në këtë edicion i mblodhi ekipet pjesëmarrëse në një grup të përbashkët, risia e radhës nga UEFA mund të lidhet me përhapjen e markës dhe të drejtat televizive.

Kjo do të bënte që për herë të parë në histori, Champions të zbarkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të përditshmes “The Independent”, duke nisur nga periudha 2027 deri më 2033, të drejtat televizive të aktivitetit më prestigjoz për klube në nivel global, mund të menaxhohen nga Relevent Sports. Kompania e cila zotëron të drejtat sportive në tregun amerikan, ka zhvilluar negociata ekskluziviteti me UEFA-n dhe Shoqatën Europiane të Klubeve.

Kompania e zotëruar nga miliarderi Stephen Ross, organizon Kupën Ndërkombëtare të Kampioneve dhe është e interesuar të afrojë futbollin e madh në Amerikë. Aktualisht ajo ka një marrëveshje me La Liga-n për zhvillimin e një ndeshje të kampionatit spanjoll në Shtetet e Bashkuara.

Nëse Relevent Sports do të arrijë që të fitojë të drejtën e transmetimit dhe të drejtat komerciale në nivel global, kjo do ti hapte rrugën zhvillimit të finales së Champions përtej oqeanit. Një ide e tillë ishte marrë në shqyrtim nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, që është shfaqur pozitiv rreth këtij argumenti. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular