BallinaPolitike“Trekëndëshi i Bermundës, armik i SPAK”, Basha: Bashkia Tiranë shihet nga Rama...

“Trekëndëshi i Bermundës, armik i SPAK”, Basha: Bashkia Tiranë shihet nga Rama si bankomat, Veliaj do ta tërheq pas vetes…

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço, foli për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Basha ka theksuar se akuzat ndaj kryebashkiakut për korrupsion janë vetëm maja e ajsbergut.

Ai më tej tha se Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt është shndërruar në një vatër korrupsioni dhe një lavatriçe e pastrimit të parave të pista, përfshirë ato nga korrupsioni qeveritar dhe trafiqet. Basha theksoi se ky fenomen nuk mund të ishte realizuar pa mbështetjen dhe përfitimin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, hetimet e SPAK-ut po çojnë përpara një proces të drejtësisë, i cili do të zbulojë thellësinë e këtij skandali dhe do të konfirmojë se Bashkia e Tiranës ka shërbyer si strumbullar i korrupsionit qeveritar.

“Dy akuzat janë maja e ajsbergut. Qytetarët e Tiranës, deri punonjësit e Bashkisë së Tiranës ata që nuk kanë ngjyer gishtin, e kanë të qartë që në këto vite Bashkia e Tiranës u kthye në një vatër të korrupsionit, siç e kanë parë dhe dëgjuar me fakte qytetarët e Shqipërisë e mbarë botës në aferën e inceneratorëve dhe më e keqja u kthye në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista, kryesisht të korrupsionit qeveritar por dhe të trafiqeve. Pavarësisht se Erion Veliaj është strumbullari i saj, por do të ishte e kot të themi se kjo është vepër e një njeriu të vetëm. Bashkia e Tranës nuk mund të kthehej as në një vatër korrupsioni, as në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista, pa mbështetjen dhe përfitimin e drejtpërdrejtë politik dhe të gjithëanshëm të të parit të ekzekutivit dhe të parit të Partisë Socialiste që është zoti Rama. Kështu që nga kjo pikëpamje, e sotmja provon se drejtësia edhe mund të vonojë por nuk mungon. Sigurisht ky është hapi i parë, janë prokurorët të cilët qartësisht në traditën tashmë të shkurtër por solide të SPAK, provojnë përmes atyre dokumentave që janë zyrtare që shohin dhe qytetarët dhe ekspertët, se ecin mbi baza të sigurta kur bëhet fjalë për korrupsionin e nivelit të lartë. Dhe pas kësaj padiskutim, procesi ligjor që do të vijojë me të gjitha hapat, duke përfshirë edhe gjykimin e kësaj çështjeje, jam i bindur që do të zbulojnë thellësinë e vërtetë ligjore të një çështjeje që njihet nga të gjithë qytetarët që është kthimi i Bashkisë së Tiranës në një strumbullar të korrupsionit qeveritar” – tha Basha.

Pyetje: Po por prisnit ju zoti Basha që i gjithë ky diskutim apo çështje të cilat do ta çonin zotin Veliaj në qelitë e paraburgimit vetëm për fustane, për para të cilat ishin të padeklaruara. Apo prisnit diçka më tepër siç është çështja e inceneratorëve që ka kaq shumë kohë që është nën hetim?

Basha: Mendoj që qytetarët, jo vetëm unë apo forca ime politike, qytetarët presin, meritojnë një transparencë të plotë për gjithçka që ka të bëjë me paratë e tyre, me taksat e tyre, me paratë publike që janë pasuritë e qytetarëve dhe mbi të cilat është vënë dorë, është abuzuar nga i pari i bashkisë dhe nga një çetë e tërë dhe një shpurë e tërë, ku padiskutim është dhe kryeministri Rama i cili ka shfaqur në 24 orët e fundit vetë dhe përmes orbitës së tij politike dhe mediatike, jo thjesht nervozizëm, por ka shfaqur një sulm frontal ndaj SPAK. Ka sulmuar SPAK-un publikisht. Sepse e ka bërë dhe më parë duke i prerë fondet SPAK-ut, ndonjëherë ia ka lejuar vetes të thotë në publik Republika e Prokurorëve. Por në tërësi është kujdesur që në imazhin e tij publik mos të mbeteshin gjurmë të një shfaqje kaq anti-SPAK.

Pyetje: Më shumë se me Ahmetajn, më shumë se me ministrat e tjerë, më shumë sesa me Sajmir Tahirin?

Basha: Do të thoja që me zotin Ahmetaj që zoti Rama ka një histori më të vjetër sesa me zotin Veliaj. Sigurisht është shumë i lidhur dhe me të, por lidhja me zotin Veliaj besoj që është e qartë dhe frika e zotit Rama është pikërisht ajo që zoti Veliaj dje pak a shumë e dha një shenjë që nuk do të hesht më. Pavarësisht se e kamufloi “nuk do të hesht për prokurorin” por ska çfarë të hesht për prokurorin, se prokurorin e ka kundërshtar në gjykatë. Ai është mesazh që i drejtohet zotit Rama dhe zoti Rama ka 24 orë dhe do vazhdojë nesër që është hedhur në një sulm të ndërkryer kundër SPAK-ut, duke provuar se e para e punës të gjithë broçkullat që ka shitur këto kohë në mbështetje të SPAK nuk kanë qenë gjë tjetër veçse propagandë. Dhe së dyti, për fat të keq, duke u bërë së bashku me dinozaurët e vjetër të tranzicionit, duke u demaskuar para qytetarëve shqiptarë si armiqtë e vërtetë të Reformës në Drejtësi. Ndërkohë që duhet ta themi se kemi qenë dëshmitarë, jo vetëm ne që jetojmë në Tiranë por dhe të tjerët, që në Tiranë ka pasur një çlirim, madje do të thoja në kufijtë e një jubilimi, të një feste për një lajm të shumëpritur që ka të bëjë më shumë se me atin e një individi, ka të bëjë me fatin e një bashkie të tërë, bashkisë së kryeqytetit e cila kishte vite që ndodhej e përgjumur.

Pyetje: Mendoni që kjo dalja e beftë e Ramës, dje heshti dhe sot publikisht të tregojë një lloj frike se Erion Veliaj mund ta marri me vete?

Lulzim Basha: Padiskutim që po. Ajo që më shqetëson në rradhë të parë dhe mbi të gjitha është presioni i hapur që kryeministri i vendit i bën SPAK-ut. Tonet kërcënuese që kanë ardhur në rritje, tregojnë që zoti Rama ka një shqetësim të jashtëzakonshëm. Nuk e ka fshehur edhe për bashkëpunëtorë të tjerë, është përpjekur më së koti të distancohet. Sepse zoti Rama duhet t’i kthejë një përgjigje fare të thjesht qytetarëve. Është i paaftë që ka hyrë në histori si kryeministri me numrin më të madh të bashkëpunëtorëve të arrestuar për korrupsion. Është i paaftë, apo është siç besojnë shumica e shqiptarëve, edhe sipas studimeve objektive, është vetë kreu i një sistemi i cili korrupsionin e ka jetik për mënyrën se si funksionon. Në çdo rast, sido që ta kthejë përgjigjen tregon qartë që koha e zotit Rama në krye të qeverisë shqiptare ka skaduar në çdo kuptim moral. Dhe dihet që çdo përpjekje për ta mbajtur qeverinë, është vetëm e vetëm për t’i shërbyer interesave të veta dhe një grushti njerëzish kundër interesave të shqiptarëve, e them me gojën plotë edhe kundër interesave të votuesve, po pse jo edhe Partisë Socialiste.

Pyetje: Zoti Rama e mbron zotin Veliaj, apo bën sikur. Sepse janë gjithmonë këto teoritë konspirative, thashethemet e politikës në korridore të cilat thonë që po t’ia japi te SPAK-u, do tregojë që nuk ka dorë te SPAK-u zoti Rama.

Lulzim Basha: sigurisht sulmi ndaj SPAK-ut tregon nervozizëm të madh të zotit Rama. Tregon nervozizëm jo vetëm në rastin e Veliajt, u bënë në shumë raste që zoti Rama pavarësisht prej përpjekjeve për të vënë në kontroll proceset penale, nuk është në gjendje të diktojë axhendën e SPAK-ut. Sigurisht këtu nuk mund të flasim me absolutizëm. SPAK-u nuk është një organ monolit, përbëhet nga individë, përbëhet nga prokurorë. Disa prej tyre kanë treguar guxim, kurajo profesionale, kanë treguar që nuk dinë dhe nuk duan të ndalen para presionit politikë. Pra, është fat për shqiptarët që për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për herë të parë kemi një grup prokurorësh të cilët jo vetëm nuk janë në xhepin e një politikani, apo një grupi politik. Sepse kemi pasur prokuror në xhepat e një politikani që janë përdorur kundër një politikani tjetër. Është arritje e madhe që për herë të parë kemi një strukturë të posaçme ku një pjesë e madhe, jo e vogël e individëve që përbëjnë këtë strukturë po demonstrojnë me vepra që janë të pandalshëm në luftën kundër korrupsionit. Që janë të pandikueshëm për të marrë anën tjetër të pyetjes që shtruat. Ndërsa ana e drejtëpërdrejtë e asaj pyetje, përgjigja e drejtpërdrejtë e asaj, padiskutim zoti Rama tregon tashmë në rritje një nervozizëm të jashtëzakonshëm. Dhe tregon se kur vjen fjala tek interesi i tij përdor të njëjtën gjuhë, madje edhe më të egër ndaj SPAK, sesa zoti Berisha të cilin e ka sulmuar pikërisht për të njëjtën gjë. Gjuha e zotit Rama nuk i lë asgjë mangut gjuhës së zotit Berisha në sulmin që i bën SPAK. Pse? Për interes të shqiptarëve? Sigurisht që jo, për interes të tij.

Pyetje: Një vajtje e dytë e zotit Rama në Bashkinë e Tiranës. Tani më thoni nëse duket një déjà vu apo një opsion në ajër që zoti Rama t’i kthehet Bashkisë së Tiranës, të marrë dhe drejtimin e bashkisë?

Lulzim Basha: Po të citoj një bashkëpunëtor të zotit Rama, i cili thoshte për zotin Rama gjatë kohës që ishte kryetar i bashkisë, por edhe pasi u largua dhe u bë kryeministër me Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës, kjo s’është bashki, është bankë automati. Pra, Edi Ramës dhe klientelës së Edi Ramës ju ka rënë banka. Dhe sigurisht do të bëjë gjithçka për të kontrolluar sa është e mundur dëmin. Ndaj, unë inkurajoj SPAK-un t’i shkojë deri në fund jo vetëm hetimit dhe transparencës për të gjitha aferat korruptive në ligje me çështjen që ka hapur dhe jo vetëm me personin Erion Veliajt, kryetarit të bashkisë që sigurisht ka përgjegjësitë e tij të qarta, evidente ligjore, por dhe gjithë grupin e tij. Por t’i shkojë përgjegjësisë deri në fund, sepse një hetim i thellë dhe profesional do të zbulojë të gjithë aktorët e tjerë politikë duke përfshirë këtu edhe kryeministrin Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular