U prezatua nga Basha kandidat i Demokratët Euroatlantikë, ja mesazhi i Pëllumb Seferit për qytetarët e Tiranës

0
291

Nga Pellumb Seferi
Të dashur qytetarë të Qarkut Tiranë brenda dhe jashtë Atdheut!
Unë do të jem kandidat i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Dua të falenderoj Këshillin Kombëtar të Demokratëve Euroatlantikë që më propozuan si kandidat për deputet.
Ky është një nder i madh që më bëhet por edhe një përgjegjësi e madhe që më ngarkohet, prandaj unë premtoj se do të punoj me të gjitha forcat që kam e me të gjithë përkushtimin tim, me gjithë fuqinë e mendjes dhe të shpirtit për ta justifikuar ketë nder dhe këtë besim që më është dhënë.
Unë angazhohem me seriozitet maksimal të përfaqësoj qytetarët e qarkut të Tiranës, interesat e tyre të ligjshme ekonomike për më shumë pasuri me djersë e me mund. Interesat e tyre politike për të jetuar në një vend të civilizuar politik, ku politika është mjet për ta transformuar një shoqëri dhe jo për ta dënuar shoqërinë me kaos, rrëmujë e bllokim të përparimit. Interesat e tyre për të jetuar në një qytet dhe vend më të sigurt, ku janë më të mbrojtur.
Pushteti i takon vetëm Zotit, ne njerëzit nuk kemi pushtet, ne jemi vetëm zbatues të përkohëshëm të detyrave që na caktohen. Unë kandidoj me këtë vetëdije e me këtë botëkuptim.

Faleminderit për besimin dhe respektin që më keni dhënë e do të më jepni, premtoj se do të punoj çdo ditë për ta justifikuar besimin tuaj