BallinaPolitike“Unë s’kam për të lëvizur nga këtu!” Rama s’ndal kritikat ndaj SPAK-ut:...

“Unë s’kam për të lëvizur nga këtu!” Rama s’ndal kritikat ndaj SPAK-ut: Gjithë kjo urgjencë për të burgosur Veliajn dhe jo për 21 janarin! Kur më vijnë familjarët e viktimave…

spot_img

Kreu i qeverisë  Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte ka vijuar me mbrojtjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për të cilin një natë më parë GJKKO la në fuqi masën “arrest me burg” për të.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale Rama theksoi Veliaj nuk është i pandehur dhe vetë prokurori nuk i ka provat për të kërkuar nisjen e gjyqit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal edhe te “21 Janari”, për të cilën tha se pse nuk është trajtuar me të njëjtën urgjencë që u bë arrestimi i Erion Veliajt vrasja e 4 protestuesve.

“Çfarë më thoni mua ju për 21 janar, ça më kërkoni për 21 janarin. Çfarë duhet të bëj unë për 2`1 janarin? Tani duhet të jesh idiot, ose një ligësirë me dy këmbë që të vazhdosh të thuash që SPAK e kontrollon Edi Rama. SPAK bën një politikë të caktuar në kuptimin e vendimarrjeve të tij por nuk është vegël e askujt. Kjo është shumë e qartë. Atëhere kërkojani SPAK 21 janarin, mos ma kërkoni mua. Më thoni mua hipokrit e premtove, unë ju premtova nuk do të ikë 1 Janari, por unë s’mund të them që jam unë që e bëj ndëshkimin”, tha Rama. 

Vijon…

Pjesë nga fjala e Ramës:

Unë këtu jam, këtu jam dhe nga këtu  unë nuk lëviz sepse e shoh absolutisht të pamundur që të lëviz nga ky pozicion dhe PS nuk ka si lëviz dhe kjo nuk është çështje personi. Ajo që kam thënë është shumë e qarë, ai që do të lexojë le të lexojë, ai që ka sy le të shohë, ata që s’kanë kurrë mos dëgjojnë dhe mos pafshin, por e para këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni që ka një aktakuzë dhe një të pandehur. Ok!

Edhe për sa kohë nuk ka një aktakuzë me një të pandehur atëhere këto gërmime në jetën e kreybashkiakut edhe bashkëshortes mund të vazhdojnë, mund të vazhdojnë ore nuk ka problem, por nuk ke pse e merr tjetrin dhe e çon në burg duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokë. Jemi para një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm që ka një shkelje të rëndë të balancës, të balancës bëje punën tënde por të bëjë edhe tjetri punën e vet dhe nëse puna jote të nxjerr konkulizionin që ky njeriu duhet të çojë në burg.

Askush nuk të diskuton këtë gjë. E kam thënë është shumë herët për të dalë në përfundime dhe ne nuk dalim asnjë përfundim. Port ë hedhësh gjithandej mish që të turren të gjithë qënëria e kënetës politike dhe mediatike po ça kuptimi ka në fund nëse për dikë që shkon degjenerohet shkatërrohet e në fund del i pafajshëm,? Çfarë kuptimi ka? Pse bota demokratike janë budallenj? Pse bëjnë  ndjekje në gjendje të lirë? Pse ka bota demokratike edhe lirimin me kush. Pse ka bota të jgitha ato masa para burg? PA pasur një të pandehur? Janë budallenj ata?

Ne duam të shkojmë atje apo te ato vendet jashtë BE me të cilët jemi bashkë në krye të klasifikimit për torturë? Unë nuk dua që nesër BE të thotë vullneti për të luftuar korrupsionin është i qartë drejtësia është e pavarur dhe goditjet janë me vullnet të lartë por standartet nuk i keni të mjaftueshme për tu pranuar is vend i BE. E kush e rregullon këtë pastaj ? Qeveria?

Çfarë më thoni mua ju për 21 janar, ça më kërkoni për 21 janarin. Çfarë duhet të bëj unë për 2`1 janarin? Tani duhet të jesh idiot, ose një ligësirë me dy këmbë që të vazhdosh të thuash që SPAK e kontrollon Edi Rama. SPAK bën një politikë të caktuar në kuptimin e vendimarrjeve të tij por nuk është vegël e askujt. Kjo është shumë e qartë. Atëhere kërkojani SPAK 21 janarin, mos ma kërkoni mua. Më thoni mua hipokrit e premtove, unë ju premtova nuk do të ikë 1 Janari, por unë s’mund të them që jam unë që e bëj ndëshkimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular