BallinaLifestyle“Ajo bëri një luftë të…”/ “TikToker”-ja e njohur ndërron jetë në moshën...

“Ajo bëri një luftë të…”/ “TikToker”-ja e njohur ndërron jetë në moshën 26-vjeçare

spot_img

Komuniteti i “TikTok” është mbushur orët e fundit me mijëra mesazhe mbështetjeje për familjen dhe miqtë e Bailey Hutchins, një prej krijuesve më të njohur që dikur tregonte për betejën e saj të gjatë dhe të vështirë kundër kancerit të zorrës së trashë.

E reja ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare dhe kuptohet që ndjekësit e saj kanë dashur të shprehin ngushëllimet e tyre pas asaj që ndodhi.

“Jam i dëshpëruar të them se Bailey vdiq mbrëmë. Ajo bëri një luftë të pabesueshme dhe të ashpër këto dy vitet e fundit dhe nuk po vuan më të gjitha dhimbjet torturuese që ka duruar gjatë këtij udhëtimi,” shkroi bashkëshorti i “TikTokeres”, Caden Hutchins.

Bailey Hutchins ishte kryefjale ne titujt kryesorë në vitin 2023, kur ajo u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në fazën e katërt, me metastazë në peritoneum. Që atëherë, “TikToker”-ja filloi një punë të mundimshme për të treguar forcë dhe shpresë në lidhje me evolucionin e sëmundjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular