Arrestimi me urdhër të SPAK i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka shkaktuar një tërmet të fortë politik brenda radhëve të mazhorancës.
Kjo vendimmarrje e Prokurorisë së Posaçme është cilësuar si kalim i “vijës së kuqe” nga kryeministri Rama, i cili për herë të parë që nga krijimi i SPAK foli me rezerva të forta për punë, profesionalizmin dhe metodat e përdorura nga hetuesit dhe gjyqtarët e këtij institucioni.
Në studion e Top Story në Top Channel, analistët Lorenc Vangjeli dhe Arjon Sulo janë përplasur në debat, në lidhje me mënyrën e arrestimit të Erion Veliajt dhe atë të Ilir Metës.