Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erika Hasani, ish-konkurrente e “Përputhen”. Ajo ka folur më shumë për jetën e saj pas këtij programi, historinë e saj të dashurisë, por duke u ndalur edhe tek banorët e “Big Brother VIP 4” për të dhënë mendimin e saj…
Lidhur me temën ‘a blihet dashuria me para’, çfarë mendon Erika për këtë? A të janë afruar ndonjëherë me këtë qasje?
Po, shumë. Sidomos pas “Përputhen”. Janë shumë të shpifur ndonjëherë, sepse të ofrojnë edhe lekë. Të thonë hajde dalim për një darkë dhe ke kaq lekë… 500, 1 mijë, 2 mijë, 5 mijë… Ta thonë troç fare. Dhe ai me këtë rast blen takimin, qoftë edhe me një darkë.
Ke pranuar ti të dalësh?
Jo, asnjëherë.
Si i je përgjigjur?
E para e punës, shyqyr Zotit që familja m’i ka plotësuar të gjitha, kam një biznes, kam makinë, kështu që nuk kam nevojë për ato lekë.
Si ke reaguar ti kur ta kanë thënë këtë gjë?
Të them të drejtën nuk është se bëj ndonjë reagim të madh, sepse nuk dua dhe të përgjigjem në mënyrë negative. Çfarë nuk pret nga këta lloj tipash, mund të të demaskojnë. Pse t’i futesh atyre valleve… Të nxjerrin mesazhet, nëse ai hedh një mesazh ku të ka ofruar ty lekë dhe ti e ke sharë, do merren me ty. Që ta stopoja këtë, i kam bërë ‘block’, i kam hequr nga ‘friends’ ose ia kam lënë ‘seen’./TAR