BallinaAktualitetKaloi një sfidë me shëndetin, Rakip Suli falenderon mjekët (EMRAT)

Kaloi një sfidë me shëndetin, Rakip Suli falenderon mjekët (EMRAT)

spot_img

Nga Rakip Suli – Kryetar Bashkia Kamëz
Të dashur miq e dashamirës,

Dëshiroj t’ju falënderoj nga zemra për qindra mesazhe, vizitat e panumërta dhe urimet tuaja të përzemërta, lidhur me sfidën e madhe shëndetësore që unë kalova ditët e fundit.

Vlerësimi, dashamirësia dhe respekti që kam marrë nga të gjithë ju, ka qënë i pamasë. Ju jam mirënjohes për forcën, motivimin dhe pozitivitetin që më dhuruat, për tu rikuperuar dhe vazhduar jetën më zemrën plot.

Mirënjohje të thellë për mjekët e Spitalit Amerikan, Kardiologët Dr. Bekim Jata, Dr. Edjon Hajro, Dr. Indrit Temali, Dr. Diamant Lulaj, Kirurgun Kardiovaskular Dr. Artan Jahollari, mjekun Anestezist Dr. Gentian Huti, doktoreshë Driola, dhe gjithë stafin infermieror.

Falë profesionalizmit të lartë dhe përkushtimit tuaj, rifitova një jetë të dytë.

Humanizmi, talenti, pasioni dhe etika me të cilën ju ushtroni profesionin tuaj është thjesht mbreslënëse, dhe na bën shumë krenar për armatën e mjekëve dhe infermierëve që Shqipëria ka.

Uroj shëndet, fat e bekime në jetët tuaja!

Faleminderit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular