Një shqiptar është arrestua nga policia italiane, pasi në bashkëpunim me një tjetër, u zbulua se trafikonte mbi 30 kilogramë kokainë me vlerë miliona euro.
Mësohet se shqiptari dhe shtetasi italian, të moshave 32 dhe 50 vjeç, janë vënë në pranga në zonën e Empolit.
Dy trafikantët janë kapur pranë një kantieri, ku policia fillimisht pikasi italianin, ndërsa pas tij mbërriti shqiptari me makinë. Të dy, pasi kanë qëndruar për disa kohë brenda në pallat, janë drejtuar drejt një makine tjetër që ishte parkuar aty pranë.
Oficerët e policisë, të vendosur jashtë godinës vëzhguan dy bashkëpunëtorët, ndërsa shqiptari u pa teksa ka nxjerrë nga bagazhi një nga pakot e drogës. Në atë moment, nisur nga rrethanat, kanë ndërhyrë oficerët dhe gjatë kontrollit u sekuestruan 28 pako me drogë.
Sipas policisë, lënda narkotike ishte futur në një dhomëz të fshehtë në pjesën e bagazhit, e sofistikuar dhe vendosur me magnet, me ndarje nën dyshemenë kryesore.
Gjithashtu u sekuestrua një peshore elektronike precize dhe materiale të ndryshme që dyshohet se përdoren për ambalazhim. Prokuroria e Firences urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të tyre dhe thellimin e hetimeve për të zbuluar organizatën e trafikut.