Nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe do të vijë në pushtet, reforma në drejtësi do të ndryshojë.
Kështu u shpreh kreu i PD-së Sali Berisha, i cili në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan ka folur ndër të tjera edhe SPAK-ut.
Berisha bëri me dije se do të thërrasë Komisionin e Venecias dhe do të skanohet puna e prokurorëve të SPAK, që sipas tij, nëse rezultojnë se kanë bashkëpunuar me krimin, do të largohen nga detyra.
“Secili prej tyre që ka fjetur mbi dosjet e krimit do shkojë te kriminelët. Do ndryshojë drejtësia. Nuk mundet të më imponojë kush të mbaj kriminelë në detyrë. Do marr Komisionin e Venecias, do vemë dosjet përpara, sepse këta zotërinjtë në vend se të kërkojnë ndihmën e publikut…unë kërkova komisionin e të vërtetës, kurse këta i shpallin sekret shtetëror lidhjet e krimit me politikën”.