BallinaLifestyleShën Valentini i kuqezinjve, si i gjen lojtarët e Kombëtares dita e...

Shën Valentini i kuqezinjve, si i gjen lojtarët e Kombëtares dita e të dashuruarve

spot_img

E premte, 14 shkurt, si i gjen dita e Shën Valentinit futbollistët e Kombëtares shqiptare? Ka kaluar një vit që kur gazeta ka sjellë në vëmendje statusin e lojtarëve kuqezinj, por a ka ndryshuar diçka me gjysmën tjetër deri në ditën e të dashuruarve.

Janë të shumtë ata që kanë publikuar në profilet e tyre zyrtare në rrjetet sociale foto me partneret. Duke qenë se një pjesë e mirë e lojtarëve të Kombëtares janë lindur dhe rritur jashtë Shqipërisë, edhe partneret e tyre janë të huaja.

Një nga protagonistët e Europianit, Qazim Laçi, i cili shënoi në takimin me Kroacinë, ka kaluar kohë me partneren e tij franceze në Nju Jork, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë Ardian Ismajli me të dashurën e tij kroate në Paris. Ndërsa, Kumbulla është bërë baba me bashkëshorten italiane Greta Manxato, kapiteni kuqezi Gjimshiti festoi muajin e kaluar ardhjen e fëmijës së tretë në jetë me gruan e tij Alisa Milenkoviç. Ndërsa llogaritë i kanë mbyllur edhe një pjesë tjetër e lojtarëve, si: Hysaj, Uzuni apo Ramadani. I fundit që ka publikuar njeriun e zemrës është Jasir Asani, ndërkohë edhe Indrit Tuci, hyrja më e fundit në ekipin kombëtar, është në një lidhje me Ena Alagiç, e cila është kroate.

31
ardian ismaili
berat gjimshiti
elhan kastrati

BEQARËT- Por jo vetëm të dashuruar, Kombëtarja ka edhe lojtarë të cilët jane ende beqarë, ose të paktën nuk kanë publikuar diçka në publik. Në verë doli lajmi se Armando Broja, pas një lidhjeje njëvjeçare me influenceren e njohur Xhej Alisa Uills, u ndanë.

Ndërkohë, single janë edhe Kristjan Asllani apo Nedim Bajrami, ndërsa u bë kohë që Tomas Strakosha nuk ka publikuar një foto me partneren e tij dhe nuk dihet nëse janë ende bashkë apo jo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular