Gjatë një debati të fortë mes Gjestit dhe Gertës për Eglin, kjo e fundit ka vendosur që të ndërhyjë.
Gerta i tha Gjestit “pse ta besoj Eglin kur ajo të tha të kam shok dhe fle me ty në krevat si shok, pastaj iku nga krevati”.
Banori nga ana e tij i tha asaj “që të dalë njëherë nga loja dhe të jetë njerëzore”.
Ndërkohë Egli ii drejtua Gertës ashpër duke i thënë “frymore e ulët” dhe “shyqyr nuk ke vajza po djem”.
Pjesë nga debati:
Egli: Loja në këtë shtëpi kështu është dhe situatat në shtëpi kështu janë, o frymore e ulët
Gjesti: Gerta hiqe mendjen prej lojës, kthehu njëherë në njerëzim. Kthehu siç je jashtë. Pyete pikën pse je në lot
Gerta: E kam pyetur, për ty e kam pyetur
Gjesti: Kur e ke pyetur? Kur e ke sqaruar?
Gerta: Tani nuk kam nevojë ta pyes sepse mendoj se e ka strategji
Gjesti: A di pse e ke pyetur? A do me të treguar, e ke pyetur veç me ia përdor
Gerta: Për çfarë ta pyes?
Gjesti: Si njeri
Gerta: Që tha të kam shok, që vij e fle në krevat me ty sepse jam shok me ty, për këtë ta besoj?
Gjesti: Po ka ndjenja moj, shok më ka
Gerta: E besova në fillim, atëherë pse iku nga krevati kur nuk paska asnjë lloj qëllimi në të ardhmen
Gjesti: Ka qëllime
Egli: O frymore e ulët, o Zot shyqyr që nuk ke vajza po djem