Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Loredanës dhe Gertës në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. E gjitha nisi kur gazetarja po përmendte Jozin teksa po bisedonte me Danjën. Loredana e dëgjoi dhe iu kthye Gertës se pse e sulmon me gjërat që ajo i ka thënë. Gazetarja i kthehet se nuk po flet për informacionin nga jashtë, por për mesazhin që Jozi ka dërguar për atë dhe Valbonën në “Big Love”. “Të bëjmë krevatin gati, të gjejmë trëndafila…”
Pjesë nga debati:
Gerta: Po u tregoja për mesazhin e Jozit, që ai ua dha mesazhin që duhet të sulmoni njerëzit që e nxorën atë jashtë normalisht
Loredana: Po, e duhet të bëjmë gjithçka që thotë Jozi?
Gerta: Tani ai me atë ide iku nga shtëpia, pavarësisht se ndërroi ideja rrugës. Ka thënë ai kam lënë dy burrnesha në shtëpi, unë dola të paktën të marrin hak për mua. Ai me atë ide ka ik i shkreti, ka thënë tani këto të dyja do të bëjnë namin për mua. Vërtet ika po ka kush të marrë hak për mua.
Loredana: Sinqerisht me ato që pashë nuk besoj se kam ndonjë detyrë të madhe, jemi dakord? Se ti vetë do me ti thënë gjërat dhe kur ti themi, ti nuk e merr parasysh, vazhdon. Mos më sulmo për këtë
Gerta: Nuk po të sulmoj
Loredana: E meriton ai me ato që të thashë?
Gerta: Ça kuptove nga mesazhi? Ishte shumë i qartë
Loredana: Për mua është i qartë në mënyrë tjetër, pse të pëlqen të fusësh hundët aty ku nuk duhet?