BallinaPolitikeU prezantua nga Basha kandidat i Demokratët Euroatlantikë, Burhan Misiraj: Shpresoj të...

U prezantua nga Basha kandidat i Demokratët Euroatlantikë, Burhan Misiraj: Shpresoj të jem zëri i shqiptarëve për të ndërtuar një Shqipëri europiane

spot_img

Nga Burhan Misiraj
Politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe unë besoj se mund të jemi modeli për një vend që është zgjedhja e shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Si i ri në fushën e elektronikës, jam përballur me vështirësi dhe sfida, si dhe fatkeqësisht kam parë shumë bashkëmoshatarë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi. Megjithatë, besoj se politika që qëndron pranë qytetarëve dhe fokusohet në përmirësimin e jetesës së tyre është e vetmja rrugë.

Jam i nderuar dhe mirënjohës që jam propozuar nga strukturat e qarkut të Fierit dhe jam votëbesuar nga Këshilli Kombëtar Demokratët Euroatlantikë – Partia Demokratike për të qenë kandidat për qarkun Fier. Ky është një besim i madh dhe një përgjegjësi që e marr me seriozitet. Me angazhimin dhe përkushtimin tim, shpresoj të jem zëri i shqiptarëve për të ndërtuar një Shqipëri europiane, të zhvilluar dhe të begatë.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj, dhe jam i vendosur t’ju shërbej perulësisht dhe me gjithë forcën time. Fieri meriton më shumë! Shqipëria meriton më shumë!

#FieriMeritonMëShumë🇦🇱

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular