Epilog shterrues me Syçin, “disidentin” Ilir Demaliaj!
Kujtesë për mediat që e thërrasin si analist!
Krimet monstruoze të diktaturës nuk kanë njohur kufij.
Sot pasardhësit e këtyre monstrave komuniste jo vetëm që nuk u nxihet dhe nuk u zverdhet faqja por i shohim të dalin nëpër studio televizive duke u viktimizuar si të përndjekur politikë.
Sipas këtij dokumenti të Seksionit të Sigurimit të Shtetit – Dega Tropojë, organet e Partisë dhe të Sigurimit të Shtetit, do të shfryjnë gjithë tërbimin dhe urrejtjen ndaj “kundërshtarëve” në krahinën e Nikaj-Mërturit për t’u bërë shembull në sytë e atyre që nuk pajtoheshin me regjimin komunist në fuqi.
Taporti mban firmën e Shefit të Seksionit P. Të Brendshme, Kapitenit II-të, Hasan Haxhija.
![Dossier/ Azgan Haklaj: Skuadër për pushkatimin pa gjygj të](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/-640-0-2563a8abbeeb32e0d21217654a9a741b.jpg)
R a p o r t
Mbi bandat e armatosura në rrethin e Tropojës, mbi veprimtarinë kriminale që kanë zhvilluar gjatë muajit Gusht ‘48, për të gjitha këto po ju njoftojmë sa ma poshtë:
Kapiten Hasan Haxhija, e paraqet pa probleme gjendjen kudo në Tropojё, përveçse në krahinën e Nikaj-Mërturit në këtë raport. Haxhija thotë se, punët e partisë kanë shkuar mirë dhe se elementi raksionar, nuk ka mundur të përfitojë nga parullat e tij për të shqetësuar masën, pasi masa është sqaruar nga shokët e partisë. Elementi kundërshtar, është demaskuar dhe nuk ka mundur të bëjë pengesa përveç në krahinën e Nikaj-Mërturit, ku është i mbushur me banda.
Mbasi raporton me detaje emër dhe për emër, Kapiten Hasan Haxhija jep edhe mendimin e vet personal si më poshtë:
Ne krahinën e Nikaj-Mërturit, të vijë një forcë operuese dhe t’i jepet liri të bëjë një operacion të rreptё, për të qëruar të gjithë elementët e dyshimtё të asaj krahine dhe për të prishur qendrat e bandave kriminale të kësaj krahine.
Përveç këtij mendimi, ne nuk kemi mendim tjetër, mbasi kjo krahinë nuk shtrohet ndryshe.
Firma dhe Vula
Seksioni i Sigurimit të Shtetit – Tropojë
Shefi i Seksionit P. Të Brendshme, Kapitenit II-të, Hasan Haxhija.
Pra, Kapiten Hasan Haxhija, kërkonte forcë operacionale, skuadër pushkatimi, për krahinën e Nikaj-Mërturit për të QERUAR, vrarë pa gjyq çdo element qoftë edhe të dyshuarit. Kërkonte xhelatё të tipit Xhemal Selimi, i cili pikërisht në ditën e Shën Mhillit, 29 shtator 1946, pasi i pushkatonte njerëzit e pafajshëm, akoma pa dhënë shpirt, thyente arra në kokat e tyre me kondakun e automatikut dhe i hante duke u zgërdhirë.
A ishte shtruar dhe pajtuar Malësia e Gjakovës me diktaturën komuniste të Enver Hoxhës, përveç krahinës së Nikaj-Mërturit?
Natyrisht që jo!
Ram Muja i Gashit i quajtur “Mbreti i Maleve”, u ftua nga vetë Enver Hoxha që të merrte pjesë në konferencën e Pezës, ftesë të cilën e pranoi. Rrugës, për në Pezë, u ndal në Mat ku bisedoi me Abaz Kupin dhe disa oficerë Anglez, të cilët i spjeguan hollësisht “biografinë, historinë dhe objektivin politiko-komunist” të Enver Hoxhës. Ramë Muj Hoxha, nuk shkoi në Pezë, por u kthye në Malësi të Gjakovës, ku luftoi deri në çlirimin e Shqipërisë, por jo nën komandën e Enver Hoxhës. Ai u bashkua me forcat nacionaliste. Sapo erdhën në pushtet kmerët e kuq e ekzekutuan Mbretin e Maleve me 10 Korrik 1947 në moshën 29 vjeçare, (në të njejtën periudhë, nga të njejtit xhelatë). Eshtë i vetmi burrë, nacionalist që sipas komunistëve ka tre mënyra vdekje nëse mund të shprehemi kështu, pasi u tha se ka vdekur i helmuar, është vrarë gjoja në përpjekje, e në fund është varur nga komunistët, duke shkelur kështu edhe kodin e të vdekurve. Në fakt e helmuan, e qëlluan të helmuar, e morën dhe e transportuan 1 km nga vendi ku e kishin helmuar dhe qëlluar dhe aty zbrazën disa breshëri në ajër dhe thanë u vra në përpjekje me forcat e ndjekjes. Më pas e varën mbas vdekjes. Varja e kufomës së tij dhe lënia i varur për disa kohë, dëshmon urrejtjen patologjike të bollshevikëve shqiptarë ndaj nacionalizmit e përfaqësuesve të tij. Për pesë dekada diktatura komuniste shtypi me thundër të hekurt familjet nacionaliste të Gashit e të Malësisë së Gjakovës duke burgosur e interrnuar shumë prej tyre.
Hasan Haxhija kërkonte të ndërtonte karrierën e vet dhe të fitonte simpatinë e partisë, duke masakruar burrat e një krahine që kishin ruajtur në shekuj identitetin shqiptar duke luftuar kundra çdo pushtuesi të huaj përfshirë dhe serbo-malazezët ose si-vëllezërve të komunstëve shqiptarë.