Nga Naim Meta
Fillesat e bashkë udhëtimit me ju janë që nga dhjetori i vitin 1990, kur në Shqipëri filloj të ndryshojë dhe çmontohet sistemi, natyrshëm vendosa të jem në krah të Partisë Demokratike të sapo themeluar. Besoja te projektet dhe idetë e reja për të ardhmen e vendit. Në atë kohë, PD e pozicionuar si parti e djathtë ngjalli shpresë tek shumica e shqiptarëve, pasi ajo mbështetej në katër shtyllat kryesore: Familja e Fortë, prona tek i zoti, shteti ligjor drejt shtetit të së drejtës dhe meritokracia.
Shumë shpejt këto parime u venitën që me ligjin 7501, që i dha goditjen fatale ëndrrës së pronës për të gjithë shqiptarët, i mundësoi grabitësve të merrnin atë që nuk u takonte, duke favorizuar ata që ishin më afër pushtetit, për këtë edhe vetë PDSH ka kërkuar ndjesë por dëmi është bërë.
Me Partinë Demokratike isha dhe ishim të bindur se ndryshimet që do të vinin do të ishin të dobishme për vendin, por individë të veçantë e shkatërruan meritokracinë dhe e shndërruan pozicionin e punës që ju besua nga demokratët në mjet për përfitime të një grupi të caktuar që pasurohej dhe kur PD dilte në opozitë ata largoheshin ku ishte pushteti kjo situatë çoi në degradimin e strukturës, humbjen e besimit dhe u krijua perceptimi në popull si një parti e paaftë dhe e korruptuar.
PD ka kaluar periudha të vështira, duke u përballur me një krizë të thellë të brendshme, ku shumë drejtues i kthyen shpinën për interesat e tyre personale dhe shumë të tjerë e shikojnë si trampolinë për lidhje okulte me drejtuesit e pushtetit me drejtuesit e oligarkisë 34 vjecare. I gjendur në këtë situatë, mora një vendim të rëndësishëm të kandidoj për zgjedhjet e 11 majit 2025, të qëndroj besnik parimeve dhe të mbroj me guxim interesat e qytetarëve. Shumë demokratë, qytetarë të lirë e duan Shqipërinë si gjithë Europa e duan vendin të integruar në BE dhe organizmat euroatlantike, por ç’është më e rëndësishmja duan të shkëputen nga tranzicioni që po barazon 45 vjecarin e diktaturës Hoxhiste.
Unë besoj se e ardhmja e Partisë Demokratike (euroatlantike) por dhe forcave progresiste të koalicionit pro SPAK janë të lidhura ngushtë me kthimin e vlerave themelore: liria, barazia dhe drejtësia për të gjithë qytetarët. Në këtë garë, do të qëndroj i vendosur për të mbrojtur parimet dhe për të siguruar se koalicioni jonë do të bëhet sërish i besueshëm dhe e përgjegjshëm në shërbim të popullit Elbasanas dhe Shqipërisë.
Kandidimi im i miratuar nga Këshilli Kombëtar është pritur me pozitivitet nga banorët sepse ka ardhur si produkt i një konsensusi në bazë, i meritës dhe punës time dhe thelbësorja është lista e hapur 100% pra do keni mundësi të zgjidhni ju me votën tuaj dhe jo kryetari të përcaktojë.
Ju falenderoj nga zemra dhe ju garantoj se do jem në shërbimin tuaj.
Mirënjohje,