“Dashuria ime janë Nana, Kiara dhe Luna”/ Luiz Ejlli me këngë tradicionale shkodrane për Shën Valentin

0
142

Këngëtari Luiz Ejlli i ka bërë sot në ditën e Shën Valentinit, dhuratën më të veçantë dashurisë së tij më të madhe, Shkodrës.

Në qytetin e bukur të biçikletave, sot gëlon kënga e bukur shkodrane e njerëz të buzëqeshur dhe plot hijeshi festojnë për dashurinë. Ejlli ka ndarë një mesazh të veçantë për vendlindjen e tij, së bashku me një këngë tradicionale shoqëruar me sekuenca nga lagjet plot jetë të Shkodrës.

Sigurisht ai nuk ka harruar të përmendë në postim, femrat e jetës së tij, nënën Angelina, gruan e tij Kiara dhe vajzën e vogël, Luna Mari Ejlli.

“Dashuria ime janë Nana, Kiara dhe Luna

Por një dashuri e veçantë është edhe vendlindja ime Shkodra.

Dhuroni dashuri sa më shumë, që fëmijët tanë të rriten në një vënd ku të mbizotërojë dashuria, mirnjohja dhe respekti.

Gëzuar Shën Valentinin,” shkruan Luiz Ejlli.