Një aksident tragjik ka ndodhur pas mesnatës në aksin Përrenjas-Librazhd, ku ka humbur jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani. Ajo ishte pasagjere në një automjet tip “Mercedes-Benz”, i cili drejtohej nga Zef Sinani, 34 vjeç, dhe përplasi një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut. Sinani ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim mjekësor për dëmtime të shumta. Sipas hetimeve paraprake, aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara në një kthesë të rrezikshme në Pishkash.
EMRI/Aksidenti TRAGJIK në Pishkash, kjo është 20-vjeçarja që mbeti viktimë e përplasjes
RELATED ARTICLES