Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, është shkarkuar pasi ka dhunuar shefin e financës së spitalit.=
Në vend të saj është emëruar Astrit Ademi. Më 11 shkurt, Drejtoresha e Spitalit të Dibrës u vu nën hetim, pasi dyshohej se ka goditur me një send të fortë në fytyrë shefin e Financave në këtë spital. Ka qenë ky i fundit ai që ka referuar rastin në policinë e Dibrës.
“Shtetasi me iniciale Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi ka kallëzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“, njoftoi policia.