67-vjeçari, Njazi Vrenozi është arrestuar nga Policia e Fierit për veprën penale të “Mashtrimit”, pasi shiti të njëjtin apartament dy herë.
Sipas njoftimit zyrtar, një 45 vjeçar denoncoi se apartamenti që kishte blerë në vitin 2016 nga Vrenozi ishte shitur sërish në vitin 2024.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas denoncimit të bërë nga shtetasi I. B., 45 vjeç, banues në Fier, se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga shtetasi Nj. V., jetonin disa shtetas të tjerë, bënë verifikimet e rastit ku rezultoi se shtetasi Nj. V., në vitin 2024 po këtë apartament, ja kishte shitur shtetasit M. D., 32 vjeç.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasit Nj. V., 67 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
EMRI/ Shiti nëpërmjet mashtrimit të njëjtin apartament 2 herë, arrestohet 67-vjeçari në Fier
RELATED ARTICLES