BallinaPolitikeKandidati për deputet në Vlorë për Demokratët Euroatlantike, Gjergji Nika: Të ndërtojmë...

Kandidati për deputet në Vlorë për Demokratët Euroatlantike, Gjergji Nika: Të ndërtojmë të ardhmen tonë europiane

spot_img

Nga Gjergji Nika
Të dashur miq,
Qytetarë vlonjatë,
Si shumë prej jush kam zgjedhur që unë dhe familja ime të jetojmë, punojmë e të ndërtojmë të ardhmen tonë së bashku me ju në Vlorë.

një Shqipëri, e cila fatkeqësish 35 vite pas shpalljes së pluralizmit është në ditët e saj më të këqija për shkak të keqqeverisjes, mungesës së transparencës, korrupsionit galopant dhe shpresës, e cila vidhet që në pelena.

Si shumë prej jush edhe unë përditë jam përpara një dileme e zgjedhje historike: do të vazhdojmë të jemi edhe katër vite të keqqeverisur nga padrejtësia, korrupsioni dhe arroganca, apo do të marrim në dorë fatin tonë, sepse meritojmë më shumë?

Çfarë do të bëjmë? Do të lejojmë që Shqipëria të mos ketë më rini; që oligarkët të kontrollojnë krejt ekonominë dhe të jemi të gjithë shërbëtorë të tyre; do të lejojmë që të jetojmë në një qytet pa zhvillim, me ekonomi të shkatërruar, pa jetë e perspektivë?

Kam menduar se politika është vetëm për ata që janë të gatshëm të përfshihen plotësisht në një sistem që shtyp e tjetërson individin, të shkelin mbi veten, mbi moralin dhe të tjerët. Kam besuar se politika dehumanizonte e depersonalizonte të gjithë ata që i futeshin asaj rruge.

Por sot, kam bindjen e plotë se politika është, në radhë të parë, për idealistët dhe për ata, të cilët kurrsesi nuk pranojnë të dorëzohen, të tërhiqen, të humbasin e të bëhen pjesë e së keqes.

Të dashur miq,

Vlora është qyteti im, qyteti juaj, qyteti ynë!

Vlora është qyteti ku jam rritur, ku kam ndërtuar familjen e karrierën.

Në Vlorë takohemi e përshëndetemi çdo ditë, shtrëngojmë duart e shihemi në sy.

Si anëtar i Këshillit Bashkiak kam ngritur zërin për të gjitha padrejtësitë që u janë bërë qytetarëve vlonjatë nga keqqeverisja, mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies.

Jam përpjekur të jem zëri i qytetarëve të Vlorës dhe, jo vetëm të denoncoj, por edhe të hedh ide, të jap propozime dhe zgjidhje, të cilat mazhoranca socialiste në këshill me arrogancën e fuqisë së kartonave i ka hedhur poshtë duke vepruar kundër interesave të qytetarëve.

Për asnjë çast Vlora dhe bashkëqytetarët e mi nuk kanë pushuar së qeni kryefjala ime në Këshillin bashkiak.

Dhe do të vazhdojnë të jenë!

Sepse Vlora meriton më shumë prej të gjithëve ne!

Në këto 25 vite angazhim në politikë jam udhëhequr nga vlerat, parimet dhe morali, shpresa për një Shqipëri më të mirë.

Gjatë gjithë karrierës sime profesionale kam kuptuar se ndryshimi i vërtetë lind nga sfidat dhe përballjet me to; ëndrrat realizohen kur luftohet për to, ndryshimi vjen kur sfidojmë e kundërshtojmë lojërat e partive të vjetëruara të establishmentit 34- vjeçar, që ngrenë kulte individësh e mbajnë njëra- tjetrën në këmbë.

Prandaj kam pranuar me përulësi e përgjegjësi të kandidoj për deputet nga radhët e Demokratëve Euroatlantikë në zgjedhjet e 11 Majit dhe të kërkoj besimin e qytetarëve vlonjatë për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Dhe, ju garantoj, nuk është kërkesë karrieriste, as ambicie e akumuluar, por premtim se do të jem zëri juaj.

Demokratët Euroatlantikë përfaqësojnë vizionin, tek i cili unë besoj pa asnjë mëdyshje.

Demokratët Euroatlantikë janë të vetmit që kanë paraqitur një program të detajuar ku liria, siguria, arsimi, shëndetësia e Drejtësia; ku politika u shërben zgjidhjeve reale; ku qytetarët dhe Shqipëria Europiane janë kryefjala!

Gjatë ditëve e javëve në vijim do të kemi mundësi të bashkëbisedojmë; jo vetëm të dëgjoni prej meje vizionin dhe idetë e mia dhe të Demokratëve Euroatlantikë, por edhe të dëgjoj e dëgjojmë prej jush gjithçka që ju e quani të rëndësishme për të ndryshuar e përmirësuar, për të dëgjuar të vërtetat e për të luftuar për to!

E di që nuk është e lehtë, sepse përballë kemi një klasë politike të korruptuar dhe kundër shqiptarëve.

Por unë besoj se ka ende shpresë e forca për të ndryshuar.

Jam i bindur se ne Demokratët Euroatlantikë do të sjellim në Shqipëri një kulturë tjetër politike: me më shumë moral, më njerëzore, më dinjitoze, më të ndershme.

Jam i bindur se ne Demokratët Euroatlantikë kemi sot përpara një përgjegjësi të madhe: Të ndërtojmë të ardhmen tonë europiane, të ardhmen që Shqipëria meriton të ketë.

May be an image of 1 person

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular