Nga Albert Kojku
Të dashur qytetarë të Dibrës,
Me besim në Zot, me përkushtim dhe përgjegjësi, kam vendosur të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025 nën siglën e Koalicionit Euroatlantike.
Ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë. Besoj se është koha për një politikë ndryshe—të ndershme, vizionare dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve. Dibra meriton zhvillim, investime dhe më shumë mundësi për të rinjtë, për familjet dhe për të gjithë ata që punojnë me ndershmëri.
Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj strukturave të Partisë Demokratike Euroatlantike, kryetarit dhe Këshillit Kombëtar për besimin dhe mbështetjen e tyre në miratimin e kandidaturës sime. Ky është një angazhim që e marr me ndershmëri dhe vendosmëri për t’ju shërbyer të gjithëve me dinjitet dhe përkushtim.
Me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen tuaj, më 11 maj do të zgjedhim shpresën, ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë për Dibrën!