BallinaEkonomiKoçiu në korpusin e ri të laboratorëve të ISHP-së: Nuk ka vend...

Koçiu në korpusin e ri të laboratorëve të ISHP-së: Nuk ka vend për panik nga meningjiti, situata nën kontroll.

spot_img

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë inspektimit te punimet që vijojnë për ndërtimin e korpusit modern të Laboratorëve të Referencës Kombëtare pranë ISHP-së, ka folur pë rastet e meningjitit në vend.

WhatsApp Image 2025-02-14 at 15.14.40

Koçiu nënvizoi se nuk ka vend për panik edhe pse prindërit me të drejtë shqetësohen pasi autoritetet shëndetësore kanë marrë të gjitha masat që nga shfaqja e rastit në një shkollë në Durrës ku brenda 24 orëve janë kryer të gjitha, diagnoza, mjekimi, fillimi i gjurmimit, hetimit dhe fillimi i trajtimit të kontakteve.

Edhe mjekja Silva Bino deklaroi se nga viti 2009 fëmijët janë vaksinuar për këtë sëmundje

“Ne kemi kryer profilaksi me antibiotikë për 99 persona, për pjesëtarët e ngushtë për të parandaluar nga ndonjë mbartës familjar përhapjen e mëtejshme. Kemi bërë dhe kontakte mesatare që janë klasa, mësuesit, punonjësit shëndetësor dhe për të gjithë këta është kryer profilaksia. Mundësia për t’u infektuar në klasa te kontaktet shkollore fillore është 1 në 13 mijë raste. Pra ne kemi shkuar shumë larg, deri në shkollat e mesme që shkon nga 1 person në 35 000 raste që mund të shfaqet. Pra për të patur një siguri maksimale e kemi zgjeruar profilaksinë e kontakteve në një shkallë shumë të madhe. Kështu që nuk ka nevojë për panik”, theksoi Bino.

silva bino

Ajo apeloi që në çdo rast të ndiqen këshillat e mjekëve ndërsa me rëndësi është edhe dizifektimi i shkollave.

“Shkollat duhet të pastrohen çdo ditë, jo me fushata. Shkollat pastrohen me të gjitha mjetet që ne pastrojmë në shtëpitë tona. Bankat, tualetet dhe çdo gjë tjetër. Pra ne kryejmë parandalimin për të parandaluar këtë kontaktin e ngushtë në një kontakt tjetër të mos infektojë dhe të bëhet mbartës nga ky person.. Nga ana tjetër ne kemi propozuar vaksinën ndaj meningokokut dhe dua të theksoj që vaksina nuk është mjeti kryesor kur kemi një rast. Mjeti kryesor është profilaksia me antibiotikë pasi në kontaktet e ngushta, edhe nëse janë të vaksinuar ne japim profilaksinë me antibiotikë, për të qenë sa më të sigurt”, u shpreh shefja e Epidemiologjisë në ISHP.

“Prandaj duhet vizita menjëherë tek mjeku i familjes për çdo shenjë dhe të mos neglizhohen simptomat”, nënvizoi ministrja Koçiu.

Sa i përket ndërtimit të laboratorëve të rinj të ISHP-së, Koçiu tha se ky objekt do të sigurojë akomodimin e shtatë laboratorëve të rëndësishëm.

“Pandemia COVID na tregoi që është e domosdoshme të forcojmë akoma më shumë kapacitetet laboratorike të ISHP-së dhe jo pa qëllim, filluam ndërtimin e laboratorëve të rinj në një ambient komplet të ndërtuar nga e para. Është një godinë në fakt 4 kate mbi tokë dhe një kat nën tokë e cila është e mundësuar falë investimit të buxhetit të shtetit me një vlerë afro 5 milionë euro, një godinë 3 cila do të sigurojë kushte bashkëkohore për të gjithë ekzaminimet laboratorike që do të zhvillohen këtu”, theksoi Ministrja e Shëndetësisë.

Ajo tha se “do të vijojmë të investojmë në pajisje laboratorike, për të rritur kapacitetet diagnostikuese këtu në këto laboratorë, por sigurisht edhe për të përmirësuar të gjithë proceset e punës që kryhen në laborator. Për të gjitha ato patologji të cilat janë me rrezikshmëri të lartë, garantohet kushte sigurie maksimale me qëllim që të kryhen  edhe ekzaminimet e nevojshme”.

“Laboratorët që po ndërtohen këtu janë sipas parametrave dhe standardeve të laboratorëve europianë duke ruajtur të gjitha protokollet me të cilat do të duhet që të zbatojnë laboratorë të tillë. Ky mund të jetë si një binjakëzim edhe me laboratorët e tjerë si motra europianë, për vlerësime dhe studime që mund të shërbejnë edhe në rajon. Këtu janë të vendosura edhe laboratorë të tjerë të rëndësishëm, të ujit, cilësisë së ajrit, të cilësisë së ushqimeve për të mbrojtur dhe garantuar sigurinë e shëndetit të popullatës”, vijoi Koçiu.

Ministrja deklaroi se “me rritjen e kapaciteteve këtu mundësojmë që të kryhen diku tek 35 mijë ekzaminime laboratorike në situate të qeta, por që sigurisht edhe në situata epidemiologjike, të kemi kapacitete dyfishuara të ekzaminimeve që kryhen në këto laboratore. Por edhe duke qenë një laborator kombëtar reference, patjetër që ngrihet në një nivel tjetër edhe sa i përket ekselencës dhe kërkimeve shkencore që kryhen këtu”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular