Influencuesja e MAGA-s, Ashley StClair, ka deklaruar në platformën X se ka sjellë në jetë fëmijën e trembëdhjetë të Elon Musk. StClair tha se u detyrua ta bënte publike këtë fakt, pasi tabloidet e kishin zbuluar dhe po përgatiteshin ta publikonin lajmin.
Evi Kokalari reagoi ndaj deklaratës duke shkruar: “Dërgoj dashuri për Baby Genius #2”.
Në një koment tjetër, Kokalari ngushëllon shoqen e saj duke i thënë: “Ishte e pashmangshme, por më vjen keq që duhet të përballesh me median dhe tabloidet”.
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale të Kokalarit tregon se dy mikeshat janë parë bashkë në disa evente dhe udhëtime me varkë, duke shijuar momente të këndshme dhe pije mes miqsh./Hashtag.al




