Gazetaren Ilnisa Agolli, edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga ndarja me moderatorin Meriton Mjekiqi, duket se Shën Valentini nuk e ka gjetur vetëm.
![](https://www.panorama.com.al/panoramaplus/wp-content/uploads/2025/02/ilnisa-agolli.jpg)
Ajo ka postuar disa foto në Instagram e saj, teksa shfaqet e rrethuar me tullumbace me zemra, lule në duar, çokollata, dhe një arush.
![ilnisa agolli 2](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2025/02/ilnisa-agolli-2.jpg)
Edhe pse nuk e ka bërë të ditur për ndjekësit se nga kush i ka marrë këto dhurata në ditën e të dashuruarve, duket se Ilnisa pas ndarjes nga Meritoni, ka një tjetër mashkull në krah.
![ilnisa agolli](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2025/02/ilnisa-agolli1.jpg)
“Të zgjasë sa të dojë”, ka shkruar gazetarja, që duket më shumë si thumb për marrëdhien e saj të shkurtër me moderatorin nga Kosova.
Nga ana tjetër, jeta private e Meriton Mjekiqit, që pas ndarjes nga Ilnisa, ka qenë në qendër të vëmendjes. Mediat shkruan pak kohë më parë për një romancë të re që moderatori ka nisur me modelen e njohur, Iren.
Vetë reperi u duk sikur do të fliste shumë shpejt për këtë histori. Meriton në një intervistë është pyetur edhe për romancën e re që përflitet se e ka nisur me një modele. “Romancë e re me modelen Iren?”, u pyet moderatori, ndërsa tha: “Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se cila është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme”, u shpreh Mjekiqi.
![iren](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2025/01/iren.jpg)
Meriton Mjekiqi, i cili i dha fund thashethemeve për marrëdhënien e tij me Ilnisa Agollin duke pranuar se lidhja ka marrë fund, është shprehur se nuk kanë më kontakte me njëri-tjetrin, teksa theksoi se nuk janë uruar as për festat e fundvitit.
“S’jemi ndarë si armiq, me një njeri që ke fjetur, ke qëndruar, ke kaluar kohën nuk mund të ndahesh si armiq, por për x arsye që ndoshta janë më mirë edhe për palën tjetër”,- tha moderatori.
![ilnisa agolli meriton mjekiqi8](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/10/ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi8.jpg)
Ndërkohë i pyetur se kush mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes, Meriton Mjekiqi la të nënkuptohet se ishte vetë ai, por zgjodhi të mos flasë, sipas tij, për të ruajtur privatësinë e gazetares.
“Është një pyetje spec, por nuk do të doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet pse nuk jemi më bashkë. Është normale që kur nuk ecën diçka për 1,2,3 pika”, tha ai. Moderatori është shprehur se është single, duke shtuar se nuk e ka problem që nëse Ilnisa nis një lidhje të re, teksa theksoi “i uroj jetë të lumtur”.
![ilnisa agolli meriton mjekiqi9](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/10/ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi9.jpg)
Teksa ishte i ftuar në “The Elite Way”, të Elita Rudit, Meritoni, tha se tani është i pjekur dhe gati për të nisur një lidhje serioze. “A e di çfarë është shumë problem për mua, për reperë dhe për shokët e mi? Kanë paragjykime të ndryshme vajzat që ndoshta ti i sheh për të pasur diçka serioze. Realisht jemi në hall të madh dhe duhet zgjidhur ky problem. Jam 30 vjeç, nuk jam i papjekur, kam përvojën e duhur”-tha Meritoni.
![ilnisa agolli meriton mjekiqi](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/10/ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi.jpg)
Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetese të këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranonte Ilnisën si të dashurën e djalit. Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar kurrë tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij ishin kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.
![ilnisa agolli meriton mjekiqi3](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/10/ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi3.jpg)
“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që mos të komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata ishte ende e nderë, në Tiranë, Meritoni u pranua si ‘dhëndër’. Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë.
![ilnisa agolli meriton mjekiqi2](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/10/ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi2.jpg)
Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, sherri mes tyre ka qenë për shkak të xhelozisë. Pas sherreve të vazhdueshme mes tyre, Meritoni ka vendosur të largohet nga shtëpia, për t’u rikthyer sërish në Kosovë. Pasi ka mbyllur disa angazhime në Prishtinë, është nisur drejt Nju Jorkut, ku edhe ka disa ditë që po qëndron. Nga ana tjetër, Ilnisa ka vijuar me angazhimet e saj në Tiranë. Që pas sherrit të parë, çifti është përplasur edhe disa herë, duke bërë që moderatori të largohet nga shtëpia, duke mos u rikthyer më.
![ilnisa agolli meriton mjekiqi](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/10/ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi.jpg)
Sherret për xhelozi janë mësuar edhe nga miqtë, që kanë zbuluar se Ilnisa ka shfaqur disa shenja xhelozie ndaj Meritonit, teksa ky i fundit ka vendosur që të mos japë më shpjegime rreth skenave që partnerja i ka bërë.
![ilnisa agolli meriton mjekiqi6](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/10/ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi6.jpg)
![ilnisa agolli meriton mjekiqi7](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/10/ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi7.jpg)
![ILNISA](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/08/ILNISA.jpg)
![ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi5-e1716974848540](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/08/ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi5-e1716974848540.jpg)
![ilnisa agolli meriton mjekiqi (4)](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/07/ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi-4.jpg)
![ilnisa agolli meriton mjekiqi (5)](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/07/ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi-5.jpg)
![ilnisa-dhe-meritoni-2-2](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/06/ilnisa-dhe-meritoni-2-2.jpg)
![ilnisa-dhe-meritoni-1-2](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/06/ilnisa-dhe-meritoni-1-2.jpg)
![ilnisa agolli meriton mjekiqi (2)](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/06/ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi-2.jpg)
![ilnisa agolli meriton mjekiqi (1)](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/06/ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi-1.jpg)