BallinaAktualitetPolicia nuk mori masa në grumbullimin e paligjshëm pranë GJKKO dhe SPAK/Shemsi...

Policia nuk mori masa në grumbullimin e paligjshëm pranë GJKKO dhe SPAK/Shemsi Prençi: Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen

spot_img

Kandidati për deputet i Demokratëve Euroatlantikë, Shemsi Prençi, ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, lidhur me mosndërhyrjen e Policisë së Shtetit në grumbullimin e paligjshëm pranë GJKKO dhe SPAK më 12 shkurt 2025.
Në një postim në facebook, Prençi e ka cilësuar këtë situatë si një “rast të paprecedent” ku “shteti proteston kundër drejtësisë”, duke akuzuar Ministrin e Brendshëm për ndërhyrje politike në punën e Policisë së Shtetit. Ai thekson se refuzimi i policisë për të ndërhyrë dhe për të proceduar organizatorët e grumbullimit tregon qartë për një përdorim politik të forcave të rendit.

Prençi më tej i bën thirrje organit të akuzës të hetojë ministrin dhe drejtuesit e policisë, ndërsa kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Brendshëm, duke e akuzuar atë për përfshirje në skandale dhe keqpërdorim politik të Policisë së Shtetit.

Reagimi i plotë i kandidatit për deputet i Demokratëve Euroatlantikë, Shemsi Prençi:

Dje Minstri i Brendshëm Ervin Hoxha, u shfaq para mediave në hyrje të Parlamentit, duke justifikuar mosndërhyrjen e Policisë së Shtetit për shpërndarjen e grumbullimit të paligjshëm pranë GJKKO dhe SPAK me datë 12.02.2025.

Grumbullimi i paligjshëm nga zyrtarë të Bashkisë Tiranë, punonjës të Policisë Bashkiake dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në mbështetje të kryetarit të arrestuar të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ishte rast i paprecedent ku shteti proteston kundër drejtësisë.

Deklarata e Ministrit të Brendshëm ishte tentativë për të justifikuar shkeljen flagrante të ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, të cilët nuk ju përgjigjen kërkesës së GJKKO për të vlerësuar situatën e rënduar pranë gjykatës si dhe kërkesës së Gardës së Republikës për përforcime në garantimin e perimetrit të jashtëm të objektit, siç e parashikon Ligji 33/2021 “Për Gardën e Republikës” dhe Ligji 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.

Urdhërat politikë të Ministrit të Brendshëm duke ndikuar drejtpërdrejt te lidershipi i Policisë së Shtetit, bëhen shkas për ngjarje shumë të rënda, të cilat janë reflektuar në reagimin publik nga ana e GJKKO sot për mediat.

Fakti që Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim për ndërhyrjen, shpërndarjen e grumbullimit të paligjshëm, evidentimin dhe procedimin e organizatorëve, siç bëhet në çdo grumbullim të paligjshëm, tregon për një përdorim politik të Policisë së Shtetit.

I bëj thirrje organit të akuzë, sipas kompetencave, të hetojë Ministrin e Brendshëm, Drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ata të DVP Tiranë, për këtë ngjarje të rëndë që trondit themelet e shtetit demokratik.

Si ish drejtues i lartë i Policisë së Shtetit dhe si qytetar i Republikës së Shqipërisë, i bëj thirrje Ministrit të Brendshëm, të japë menjëherë dorëheqjen pasi është përfshirë në disa skandale duke përdorur Policinë e Shtetit politikisht!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular