BallinaKronike"Shën Valentinit" u kthye në TRAGJEDI/Ja kush ishte STUDENTJA që humbi jetën...

“Shën Valentinit” u kthye në TRAGJEDI/Ja kush ishte STUDENTJA që humbi jetën nga aksidenti në Librazhd! 

spot_img

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ku një çift nga Mamurrasi është përfshirë në një përplasje me një kamion me targa nga Shkupi. Megi Xhetani, një studente 20-vjeçare e Universitetit të Tiranës, humbi jetën pas përplasjes, ndërsa i fejuari i saj, Zef Sinani, 34 vjeç, u plagos rëndë. Çifti kishte shkuar për të festuar Shën Valentinin në Pogradec dhe po ktheheshin për në shtëpi kur ndodhi aksidenti fatal. SIpas burimeve ata ishin fejuar tre muaj më parë dhe kishin kaluar ditën e djeshme së bashku në Pogradec.

Festa e 'Shën Valentinit' u kthye në TRAGJEDI/ Ja kush ishte

Aksidenti ka ndodhur gjatë kthimit të tyre për në Mamurras. Sipas hetimit paraprak, policia ka konfirmuar se shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit, i cili ishte përplasur me kamionin që po lëvizte në sens të kundërt. Makina ka pësuar dëme të rënda, ndërsa trupi i pajetë i Megi Xhetanit u transportua në morgun e Elbasanit.

I fejuari i saj, Zef Sinani, ka marrë dëmtime të shumta dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit, pastaj në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së tij të rëndë.  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular