Bujar Leskaj nga 5 janari çdo ditë në terren. Takime me zgjedhësit në Vlorë, qarkun Vlorë dhe Diasporë

0
242

Zyrtarisht ende nuk ka nisur fushata, por drejtuesit politikë në PD janë në kontakt fillimisht me demokratët dhe mbështetësit e tyre, më pas për të trokitur në dyert e shqiptarëve për të kërkuar votën më 11 maj për deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Se sa do të përkthehet kjo në votë pritet të vërtetohet më zgjedhjet e 11 majit. Por, njëri prej deputetëve aktiv dhe drejtues politik i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj menjëherë në ditët e para të vitit të ri, nga 5 janari ka zbritur në terren duke qëndruar gjatë gjithë kohës atje ku ka kryer me dhjetëra takime qytetarët dhe strukturat e degëve të PD në Vlorë në qarkun Vlorë, dhe Diasporë ku një pjesë e mirë janë të bëra publike e të tjera jo. Gjatë kësaj kohe janë mbledhur 3 herë grupet e punës si dhe nuk kanë munguar as takimet në festat se përvjetorëve të degëve të Partisë Demokratike në qarkun Vlorë. Bujar Leskaj në mënyrë sistematike ka mbajtur lidhje më bazën, me qytetarët e Vlorës jo vetëm si përfaqësues i tyre në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe kur nuk ka mbajtur asnjë pozicion politik apo drejtimi në shtetbërje ai ka qenë një hap pranë bashkëqytetarëve të tij dhe jo vetëm.
Në këto takime z.Leskaj ka mundësuar rritjen e ritmit të aktivitetit politik të strukturave, rigjallërimin dhe vitalizmin strukturave duke iu caktuar detyra konkrete në funksion të rritjes së ritmit të punës në terren, për të trokitur në dyert e qytetarëve të Vlorës, Orikumit, Sarandës, Delvinës, Himarës, Finiqit, Konispolit etj, për të iu kërkuan votën për ndryshimin. Zoti Leskaj ka kërkuar nga strukturat e degëve të PD për të qenë të vërtet në raport me qytetarin, për tu “rrëfyer” bëmat e qeverisjes së sektit “Rilindje” sikurse për të iu paraqitur ofertën e opozitës për një Shqipëri ndryshe duke i parë ata sy më sy!
Për këtë, tashmë programi i PD që do ta mundësojë zhvillimin e Shqipërisë është gati, sikurse dhe ekipi zbatues. Në vijim po bëjmë një pasqyrim vetem të disa takimeve të zotit Leskaj si drejtues politik si dhe përfaqësuesve të tjerë politikë lokalë nga kryesitë, Lidhja Demokratike e Gruas si dhe Forumi Rinor me qytetaret e Vlorës dhe qarkut Vlorë.
Takimet e Bujar Leskaj në mënyrë kronologjike
1.
Sot më 16 shkurt 2025, së bashku me kryetarin e PD Selenicë Leonard Rakipaj, Leskaj zhvilloi mbledhje pune me kryesinë e PD dega Selenicë. Procesi i Primareve, të cilat do të mbahen në datën 1 mars 2025, mbarëvajtja e këtij procesi të rëndësishëm për Partinë Demokratike, me anën e së cilës do dalin kandidatët për deputet ishte diskutim dhe pikë parësore e mbledhjes së sotme.Krahas procesit të primareve, regjistrimi i bashkëqytetarëve në Diasporë sipas z.Leskaj mbetet një tjetër nga detyrat parësore të strukturës drejtuese të PD Selenicë, për rëndësinë që ka kjo votë në zgjedhjet e 11 Majit.Në mbledhje mbajtën diskutimet e tyre, sekretari i degës Dëfrim Tragaj, nënkryetari Xhuljo Maraj, anëtarët e Kryesisë Shezai Balili, Faslli Borakaj, Bedri Aliaj, Artur Hysi. Në fund të takimit z.Leskaj ndau disa foto nga Drashovica me fisnikun, poetin Gjolek Runa.



2.
Një ditë më parë në kalendarin e dhjetëra takimeve të Bujar Leskajt ka qenë takimi me të rinjët. Zoti Leskaj më 15 shkurt 2025, së bashku me kryetarin e FRPD Vlorë z.Çajup Shehaj, kryetarin e PD Vlorë z.Atird Hoxha, zhvilloi një takim me të rinjtë demokratë të Vlorës. “Rrugëtimi i Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë i bukur, shpresëdhënës dhe entuziast, sepse asaj gjithmonë i janë bashkuar të rinjtë, është mbështetur nga të rinjtë. Këto 12 vite sekti Rama, me anën e politikave të tij të shpopullimit kanë detyruar të rinjtë të braktisin vendin, duke shkaktuar një emigrim të karakterit biblik. Largimi i të rinjve nuk është një largim normal, por një hemorragji në trup e në shpirt të Shqipërisë! Për PD do të jetë rinia, fuqizimi i të rinjve, integrimi, angazhimi i tyre, mbështetja ndaj tyre si prioritet parësor. PD, me anën e politikave të saj, me anën e programit angazhohet të ulë emigrimin e sotëm biblik te rinisë. Vota e të rinjve vlonjatë, angazhimi i tyre në këtë fushatë do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen ! Një proces tjetër, brenda Partisë Demokratike është Procesi i Primareve, ku ftova të rinjtë e të rejat të bëhen pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm për Partinë Demokratike e Shqipërinë”- do të shkruante z. Leskaj në rrjetin social FB faqen e tij zyrtare..


3. Më 14.02.2025, së bashku me sekretaren Politike të PD Vlorë zj.Nada Meçorapaj, anëtarët e kryesisë së degës Lorenc Danaj, Barie Isufi, kryetarin e grupseksionit Shushicë Luli Petani, drejtuesi politik z.Leskaj zhvilloi  një takim me demokratë e banorë të Llakatundit, njësia administrative Shushicë. Në fjalën e tij Bujar Leskaj do të theksonte se: – “Reforma territoriale-administrative e vitit 2014/2015, ka bërë që të gjitha njësitë administrative të jenë jashtë çdo vëmendje institucionale, jashtë çdo shërbimi institucional . Dhe kjo dëshmohet qartazi në çdo njësi administrative në Bashkinë Vlorë, ku shumica e problematikave janë rezultati i kësaj reforme, si politikë e drejtpërdrejtë e sektit Rama. Edhe në Llakatund, banorët ngritën shqetësimin e mungesës së shërbimeve bazë, mungesën e infrastrukturës, ndriçimin, kanalizimet, ujësjellësin, papunësinë, shpopullimim. Një theks të veçantë ju dha nga banorët e fshatit Llakatund, mungesës së politikave mbështetëse këto 12 vite për bujqësinë dhe blegtorinë. Ata u shprehën se çdo subvencion jepet në mënyrë klienteliste dhe ndikime politike. Nuk kanë njohur asnjë mbështetje reale këto 12 vite për sektorët e blegtorisë/bujqësisë”. Në vijim të fjalës së tij z.Leskaj i kushtoi rëndësi 8 pikave prioritare të programit të Partisë Demokratike për bujqësinë dhe pikat e paketës së emergjencës, e cila do aplikohet brenda 100 ditëve të para qeverisëse si: -“Financimi për bujqësinë/blegtorinë, mbështetje financiare të vazhdueshme, rritja e buxhetit për bujqësinë, shumëfishimi i granteve/ subvencioneve, kreditë e buta për fermerët, kooperimi në bujqësi. Gjenerata e re e fermerëve, nxitja e të rinjve me anë të shkollimit dhe lehtësirave të tjera, që ndihmojnë angazhimin e tyre në këtë sektor, bujqësia rigjeneruese,përqafimi i teknologjisë,  siguria ushqimore, riformatimi i shërbimit këshillimor për bujqësinë, sfidat e mbështetjes klimatike”.


4. Më 11 shkurt 2025, zoti Leskaj së bashku me kryetarin e PD Vlorë Atird Hoxha, ish-deputetin Dashamir Tahiri, nënkryetarin e PD Hysni Sharra, anëtarët e kryesisë së degës Romarjo Meminaj, Lorenc Danaj, zhvilluan një takim me demokratë e banorë në fshatin Trevllazër, njësia administrative Novoselë.
Mungesa e infrastrukturës, rrugët lidhëse në brendësi të fshatit të amortizuara, rrjeti i ujësjellësit inekzistent, mungesa e ndriçimit, mungesa e kanalizimeve janë problemet me të cilat hasesh sapo hyn në Trevllazër. Banorët u shprehën se këto 12 vite, Trevllazëri dhe fshatrat përreth janë diskriminuar nga politikat e pushtetit qendror. Reforma territoriale, si një projekt djallëzor i sektit Rama, ka shkaktuar shkëputjen e njësive administrative nga investimet dhe shërbimet e përditshmërisë, ku për administratën e Bashkisë Vlorë këto njësi janë jashtë çdo vëmendje duke mos marrë qoftë edhe shërbimet/investimet minimale. Bujqësia, blegtoria, si ekonomia në të cilat mbështeten familjet e banorët e këtij fshati nuk kanë njohur asnjë ndikim serioz nga politikat e këtyre 12 viteve. Kanalet vaditëse e kulluese të munguara, mungesa e ujit për vaditjen e tokave, subvencione të cilat shpërndahen në mënyre jo korrekte e klienteliste, taksat e larta, e kanë rënduar sipërmarrjen bujqësore e blegtorale të banorëve të kësaj zone. Në fjalën e tij z.Leskaj theksoi faktin se Partia Demokratike po prezanton programin qeverisës, ku më e rëndësishmja është Paketa e Emergjencës, e cila do zbatohet brenda 100 ditëve të para qeverisëse, sikurse dhe 8 pikat e programit të bujqësisë siç janë – “Zgjidhja e çështjeve të pronësisë për tokat bujqësore brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, çmimi i naftës jo më shumë se 10% ndryshim nga çmimi i naftës në rajon, subvencionimi me grante dhe kreditimi i butë për çdo fermer, subvencionim për çdo njësi prodhimi kundrejt faturës tatimore,  për mbjelljet/kulturat e reja sipas rajonizimit, blerja e stokut të prodhimit me vlerën e kostos së prodhimit, mbrojtja e tokës (kanale vaditëse, kulluese, infrastrukturë rrugore). Shoqëritë e Bashkimit Bujqësor nuk do paguajnë tatim. Heqja e tatimit mbi kalimin e pronësisë së tokës bujqësore. Barazimi i TVSH-së në shitje e blerje. Zoti Leskaj u zotua se projekti i parë i Partisë Demokratike gjatë qeverisjes (2025-2029) do jetë projekti i ujësjellësit, duke siguruar ujin e pijshëm për çdo njësi administrative. Në përfundim të takimit, lexova një letër të ish-të përndjekurit politik, me origjinë nga Trevllazëri z.Bejkush Myrtaj, të cilën na e përcolli tek takimi në Firenze 2 ditë më parë, në të cilën ju bën thirrje bashkëfshatarëve dhe vlonjatëve të mbështesin Partinë Demokratike.


5. Më 9 shkurt 2025, z.Leskaj së bashku me Kryetarin e PD Vlorë Atird Hoxha, ish-deputetin Dashamir Tahiri, deputeten Andia Ulliri, anëtaren e Kryesisë së PDSh-së Fatbardha Kadiu organizuam një takim mbresëlënës, entuziast me bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në Genova(Lavagna). “Bashkatdhetarët tanë kudo në botë, janë krenari kombëtare, për virtytet, karakterin që kanë shpërfaqur në çdo fushë të jetës në vendet ku kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë. Një takim entuziast me bashkëqytetarët tanë në Genova(Lavagna), të cilët u shprehën se vota kundër narko-diktatorit Rama është zotimi i tyre. Një falenderim i veçantë ju shkon organizatorëve të këtij takimi, djemtë nga Sevasteri, të cilët janë një komunitet i nderuar në këtë zonë, por edhe qytetarë të tjerë vlonjatë. Diaspora shqiptare, bashkëqytetarët tanë janë përfaqësuesit më të denjë të Shqipërisë, të vlerave e traditave tona. Falenderim dhe mirënjohje për djemtë fisnikë të Sevasterit: Gledi Binaj, Kuto Aliaj, Maliq Beqiraj, Hekuran Binaj, si dhe anëtarin e Kryesisë së PD Selenicë, Trëndafil Hoxhaj, që mundësuan tërësisht, me iniciativën e tyre, këtë takim të mrekullueshëm– shkruan z.Bujar Leskaj.
Po më 9 shkurt 2025, u organizua një takim mbresëlënës me te njëjtët te deleguar nga Shqipëria sikurse ne , entuziast me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në Firenze (Fiesole). “Është hera e parë, që bashkatdhetarëve tanë jashtë Shqipërisë ju jepet e drejta, kaq e vonuar, për të votuar/zgjedhur, dhe si e tillë ajo pasqyron një moment të madh historik për të gjithë ne. Votimi i emigrantëve, bashkëqytetarëve, bashkëkombësave tanë në diasporë i hap një tjetër faqe rrugëtimit demokratik të Shqipërisë, si një kapitull i ndritur i saj. Përfshirja e shqiptarëve të diasporës i ka dhënë atyre mundësinë për rrëzimin narkodiktaturës së Rilindjes së Ramës! Bashkëatdhetarët tanë në Firenze, sidomos ata vlonjatë, përfaqësojnë një komunitet dinjitoz, të mirë-integruar, të përkushtuar e punëtorë, të cilët për vite me radhë kanë dëshmuar se janë një aset i vyer i Shqipërisë e Vlorës. Mesazhet që përcollën, na bejnë të vazhdojmë krenar e besimplotë drejt fitores së 11 Majit, ku vota e diasporës do jetë vota e ndryshimit. Unë do të desha të falenderoj gjithashtu miqtë e mi jo të paktë vlonjatë që erdhën më takuan dhe ndihmuan me organizimin e këtij takimi dhe më ofruan mbështetje për regjistrimin në listën e votuesve tanë në platformën e KQZ! Takimet në zona të tjera të Firenzes, me bashkëatdhetarët tanë do jenë pjesë e punës/takimeve tona në diasporë, si një kërkesë nga vet ata për të vazhduar takimet në zona të tjera të Firenzes!”- shkruan z.Leskaj.

6. Në mbrëmjen e 7 shkurtit 2025 z.Leskaj së bashku me kryetarin e PD Vlorë Atird Hoxha, nënkryetarin Hysni Sharra, anëtarin e kryesisë Sulejman Peshtani zhvilluam një takim me banorë e demokratë të Bishanit e Fitores, njësia administrative Novoselë. Reforma territoriale ka bërë që të gjitha njësitë administrative të jenë jashtë vëmendjes së pushtetit vendor e qendror, ku investimet e shërbimet për këto zona lënë për të dëshiruar. Bujqësia, si sektori bazë i ekonomisë së kësaj zone nuk ka njohur asnjë mbështetje këto 12 vite. Mungesa e ujit të pijshëm në të gjitha fshatrat e njësisë administrative Novoselë, mos pastrimi i kanaleve kulluese, mungesa e kanaleve vaditëse, subvencionimi selektiv, mungesa e rrugëve dytësore që lidhin parcelat bujqësore, amortizimi i rrjetit të ujësjellësit, çmimi i lartë i naftës për fermerët, taksat e larta kanë bërë që të goditet ekonomia bazë e çdo familje të këtyre zonave, të cilat janë të lidhura me bujqësinë e blegtorinë. Banorët e fshatrave Bishan e Fitore theksuan se një problem akoma më i madh është mos marrja e certifikatave të pronësisë për tokat/pronat e tyre. Ata u shprehën se certifikatat e pronësisë jepen në mënyrë selektive dhe ndikime politike. Në fjalën time theksova zotimet e Partisë Demokratike në lidhje me pikat e programit të saj për bujqësinë, ku përmenda disa nga çështjet kryesore të cilat do të gjejnë zbatim.

7. Më 5 shkurt 2025, Bujar Leskaj së bashku me kryetarin e PD Vlorë Atird Hoxha, sekretaren Politike të degës Nada Meçorapaj, ish-deputetin Dashamir Tahiri, zhvilluan takim me banorë e demokratë të Rajonit 4, në lagjen Kume. Kjo zonë ka qenë për Partinë Demokratike një mbështetje e vazhdueshme, për të cilën jemi mirënjohës. Në fjalën time, u shpreha për rëndësinë e votës së bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë Shqipërisë, ku çdo votë është një mundësi për kundërpërgjigje ndaj politikave antikombëtare të sektit Rama. “Partia Demokratike është partia e alternativës, me një program dinjitoz, e cila ka në qendër individin, konsolidimin e politikave sociale e ekonomike, forcimin e biznesit të vogël, të mesëm e të madh, përcaktimin e minimumit jetik dhe programin e 100 ditëve të para qeverisëse. Pjesëmarrja në Protestën e datës 8 shkurt është obligim për çdo demokratë e banorë të Vlorës e mbarë Shqipërisë”- do të shkruante z.Leskaj. Në këtë takim mbajtën fjalën kryetari i degës së PD Vlorë Atird Hoxha, ish-deputeti Dashamir Tahiri, anëtarët e Kryesisë Besa Mehmeti e Arsen Saçaj, kryetari i FRPD Çajup Shehaj.

8. Më 4 shkurt Bujar Leskaj po së bashku me kryetarin e PD Vlorë Atird Hoxha, sekretaren Politike të degës Nada Meçorapaj, nënkryetarin Hysni Sharra, anëtarë të Kryesisë së PD Vlorë zhvilluam takim me banorë e demokratë të Rajonit 1, në lagjen Muradie. Ky Rajon ka luajtur një rol kryesor e përcaktues në fitoren e Partisë Demokratike, mbështetjen e vazhdueshme për Partinë Demokratike përgjatë këtyre viteve, ku entuziazmi dhe angazhimi në çdo kohë ka qenë i pandarë. Në këtë takim u vazhdua me thirrjen për rëndësinë që ka vota e emigrantëve në këto zgjedhje dhe roli i çdo demokrati në këtë proces; sikurse angazhimi për Protestën e datës 8 Shkurt. “Programi i Partisë Demokratike është zotimi ynë parësor për çdo banorë të Qarkut Vlorë, për politika social e ekonomike të forta, ku çdokush e gjen veten dhe përfaqësohet denjësisht. Mobilizimi në këto zgjedhje, ekipi e programi dinjitoz na bëjnë të jemi besimplotë për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit”- theksoi z.Leskaj.


9. Më 3 shkurt së bashku me sekretaren Politike të PD Vlorë Nada Meçorapaj, nënkryetarin Hysni Sharra, nënkryetaren Nada Daullja, zhvilluam një takim me banorë e anëtarë të strukturës së Partisë Demokratike Dega Vlorë, në Rajonin 5, në zonën e ish-Shtëpisë së Oficerëve. Angazhimi në këtë fushatë, programi i Partisë Demokratike, vota e emigrantëve, problematikat që janë prezente në këtë Rajon, u diskutuan nga të pranishmit në këtë takim. Zoti Leskaj theksoi rëndësinë në pjesëmarrjen në Protestën e 8 Shkurtit! Motivimi në strukturat e PD Vlorë është maksimale, për fitoren e Partisë Demokratike.

10. Më 28 janar, z.Leskaj së bashku me Kryetarin e PD Vlorë Atird Hoxha, sekretaren Politike të Degës Vlorë Nada Meçorapaj, anëtarët e Grupit të Punës Dashamir Tahiri, Eduart Lamaj, zhvilluan mbledhje pune me strukturat e PD Vlorë për njësinë administrative Qendër, në Alikokë. Strukturat e PD në këtë njësi janë treguar gjithmonë konseguent e mbështetës ndaj PD, të pandarë, duke dëshmuar përgjegjësi e angazhim të vazhdueshëm. “Vota e diasporës, ishte kryefjala e mbledhjes, ku si pasojë e shpopullimit, qindra banorë të kësaj zone kanë emigruar dhe u shprehën të gatshëm në angazhim të plotë në regjistrimin për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, si kundërpërgjigje ndaj sektit në qeveri. Prezantimi i programit të Partisë Demokratike është shpresëdhënëse e do ketë mbështetje nga çdo banorë në Qarkun e Vlorës ku dega e PD Vlorë dhe çdo degë tjetër në qark, në rakordim me programin qendror të Partisë Demokratike do ndërtojmë dhe programin qeverisës për Qarkun Vlorë, ku njësitë administrative do kenë një vëmendje të veçantë. “Mungesa e infrastrukturës, furnizimi me orar i ujit të pijshëm, energjia elektrike me ndërprerje, shpronësimi i tokave ku kalon Bypass-i, duke u anashkaluar nga qeverisja vendore e qendrore, ku kryetari i Bashkisë nuk ka shkelur në këtë zonë, qysh nga fushata e shkuar elektorale, ishin shqetësimet që u ngritën në emër të komunitetit. U zotova si deputet i Vlorës, me fitoren e Partisë Demokratike, fokusi ndaj njësive administrative dhe në veçanti ndaj kësaj zone do jetë detyra ime parësore dhe Partisë Demokratike- shkruan Bujar Leskaj në faqen zyrtare të rrjetit social FB.

11. Më datë 26.01.2025, z.Leskaj së bashku me kryetarin e PD Athinë Alfred Fizi, Kryetarin e PD Vlorë Atird Hoxha, drejtuesin Politik të PD për Greqinë Ylli Asllani, kryetaren e PD Sarandë Manjola Nikollo, Kryetaren e PD Himarë Afrofiti Dhimojani si dhe anëtarin e kryesisë së PD Athinë vlonjatin Kujtim Veizaj, organizuan një takim mbresëlenës me vlonjatë, sarandjotë, delvinjotë, himarjotë me banim në Athinë!  “Jo vetëm për pjesëmarrjen lartë, brenda dhe jashtë salle, por më tepër për mesazhet pozitive që përcolli! Të vetëdijshëm për neglizhencën e deritashme, ky takim hapi një faqe të re në organizimin e zgjedhjeve politike në diasporën shqiptare në Greqi! Ky model organizimi me bazë rajoni mund të jetë një sinjal i dobishëm edhe për qarqet e tjera shqiptare! Unë do të desha të falenderoj gjithashtu miqtë e mi, jo të paktë vlonjatë e himariotë që erdhën më takuan dhe më ofruan mbështetje për regjistrimin në listën e votuesve tanë në platformën e KQZ! Pas më shumë se një shekulli ekzistence shteti shqiptar ka njohur të drejtën për votim të gjithë shqiptarëve me banim jashtë vendit! Në fakt sot përfshirja e shqiptarëve të diasporës i ka dhënë atyre mundësinë për rrëzimin narkodiktaturës së Rilindjes së Ramës! Demokratët në Athinë janë pjesa më dinjitoze dhe e ndriçuar e shoqërisë! Ata dominojnë dhe menaxhojnë mbi 60 % të rrjetit të investimeve e shërbimeve të të huajve në Athinë! Janë mendjehapur dhe me interesa të drejtpërdrejta që kapitalin e tyre ta investojnë në vendlindje! Zotërojnë shumë mundësi të cilat sot pengohen nga interesat okulte të rilindjes! Vetëm ulja drastike e euros ka ulur me 30% vlerën e remitancave të tyre për Shqipërinë…!! Por për programin tonë në diasporë do flasim herë tjetër. Takimi ynë në Athinë zbuloi se çelësi për angazhimin e tyre është riorganizimi bashkohor i PD dhe dhënia e përgjegjësive dhe vetangazhimi i tyre në çdo strukturë!”- shkruan Bujar Leskaj.

12. Dy ditë më parë, më 24 janar z.Leskaj së bashku me kryetarin e PD Vlorë Atird Hoxha, sekretaren Politike të PD Nada Meçorapaj, nënkryetarin z.Hysni Sharra, kryetarët e Grupseksionve Selaudin Neloj dhe Rezart Kulluri, anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike Vlorë, zhvilluan një mbledhje pune me anëtarë të strukturave të PD Vlorë në njësinë administrative Orikum. “Përqendrimi tek energjizimi i strukturave dhe rëndësia e votës së Diasporës, janë fokusi organizativ për zgjedhjet e 11 Majit. Orikumi mbetet një zonë me një bazë të konsoliduar demokratësh qëndrestarë e koseguent ndaj Partisë Demokratike, duke dhënë shpresë e motivuar drejt fitores!”- shkruan z.Leskaj në FB. Po me 24 janar 2025, së bashku me drejtues të Partisë Demokratike Vlorë z.Leskaj kujtoi 106 vjetorin (24 janar 1919) e kalimit në përjetësi të Atit të Kombit, krijuesit e mëvetësisë kombëtare, themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemal Bej Vlora.


13. Me 23 janar Bujar Leskaj së bashku me Kryetaren e Partisë Demokratike Himarë Afrovita Dhimojani, organizuam një mbledhje pune, me drejtues të Partisë Demokratike Himarë, Horë-Vranisht e Lukovë. Në fokus të kësaj mbledhje pune ishte organizimi i strukturave të PD Himarë, në kuadrin e fushatës zgjedhore të 11 Majit. Angazhimi i Partisë Demokratike Himarë, anëtarë të strukturave të saj, drejtues e anëtarë demokratë, janë fokusuar tek vota e diasporës, e përqendruar kjo në Greqi, ku dega e PD Himarë ka përcaktuar disa koordinatorë në qytete të ndryshme në Greqi, ku ka bazë të gjerë shqiptarësh, me qëllim votimin e tyre për zgjedhjet e 11 Majit. “Himara, është shembulli më tipik dhe Bashkia më e goditur këto 12 vite nga sekti Rama, i cili çdo ditë grabit, tjetërson e vjedh pronat e kësaj zone, duke ua falur oligarkëve në shërbim të tij. Siç e theksuan dhe drejtuesit e PD Himarë, në emër të himariotëve e komunitetit, oligarkia, tjetërsimi i pronave, ligjet e qepura me dorë nga vet Rama për shërbime klienteliste të lidhura me të, janë përballje e rrezik i vazhdueshëm i himariotëve të drejtë e të ndershëm me sektin në pushtet” tha z.Leskaj. Nga ana tjetër, përfaqësues të Partisë Demokratike për Njësitë Administrative Horë-Vranisht e Lukovë, pjesë e Bashkisë Himarë theksuan mungesën e investimeve dhe indiferencën e kësaj Bashkie për këto njësi administrative, ku ende mungojnë infrastruktura, ndriçimi, kanalizimet e shërbime të tjera bazike. Zoti Leskaj theksoi se PDSH është e qartë në qëndrimet e saj krah mbrojtjes së interesave të himariotëve si dhe i ftoi drejtuesit e degës së PD Himarë për t’u bashkuar në takimin e ditës së diel, 26 janar në Athinë, sikurse diskutuam organizimin e disa takimeve në qytete të tjera në Greqi.


14. Më 21 janar, Bujar Leskaj së bashku me kryetarin e PD Vlorë Atird Hoxha, sekretaren Politike të PD Vlorë, Nada Meçorapaj, anëtarët e Kryesisë PD Vlorë dhe kryetarët e Grupseksioneve të Partisë Demokratike Vlorë Novoselë 1 dhe Novoselë 2, Sulejman Peshtani dhe Romarjo Meminaj, anëtarë të Grupit të Punës për Qarkun Vlorë, Dashamir Tahiri, Lorenc Danaj, zhvilluan takim me demokratë e banorë të njësisë administrative Novoselë. Problemet në njësinë administrative Novoselë, çdo vit e më shumë janë rënduar këto 12 vite nga keqqeverisja Rama, ku si pasojë e reformës territoriale-administrative. Në fjalën e tij z.Leskaj u zotua se programi i PD do ketë në prioritet rishikimin e reformës territoriale-administrative dhe rëndësisë për programet në mbështetje të bujqësisë. Në këtë takim pune, theksuam rëndësinë e votës së diasporës, dhe angazhimin që çdo demokrat e banorë i Novoselës duhet të ketë në këtë proces. Anëtarë të strukturës së Partisë Demokratike Vlorë për Novoselën u shprehën entuziast se gjithpërfshirja, angazhimi maksimal në këto zgjedhje i çdo demokrati e banori të Novoselës do jenë konstante gjatë kësaj fushate, deri në fitoren e 11 Majit !


15. Më 19 janar, së bashku me kryetaren e LDG-së, zj.Alta Haluci, sekretaren Politike të Degës së PD Vlorë Nada Meçorapaj, zhvilluam një mbledhje pune me Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Gruas Dega Vlorë. Në fjalën e tij në këtë mbledhje pune, z.Leskaj i falenderoi zonjat e nderura, anëtare të Kryesisë së LDG Vlorë për kontributin e çmuar pranë Partisë Demokratike Vlorë. “Zonjat demokrate kanë një angazhim të vyer brenda familjes sonë politike, gjë të cilën e kam vlerësuar maksimalisht, në çdo takim, mbledhje e aktivitet. Angazhimi i tyre, do jetë i pandarë në këtë fushatë, si një forum i denjë pune, integriteti e përkushtimi. Bashkë me Kryesinë e LDG Vlorë, vendosëm organizimin e një aktiviteti më të zgjeruar, me gratë e zonjat demokrate vlonjate, e cila do të mbahet javën e parë të muajit Shkurt”– tha z.Leskaj në këtë takim.


16. Më 18 Janar, z.Leskaj së bashku me anëtarë të Grupit të Punës për Qarkun Vlorë zhvilluan një takim me Kryesinë ekzekutive të Partisë Demokratike Finiq, në Livadhja. Në këtë takim morën pjesë kryetari i PD Finiq Shpëtim Iljazi, sekretari Politik Vangjel Anagnosti, Nënkryetari Llambi Gribura, Sekretari i Burimeve Njerëzore pranë PD Finiq Dhimitër Nine, koordinatori-sekretar për Diasporën Jani Proko, anëtari i Kryesisë së Degës Finiq Anthulla Kremidha, anëtarë të Forumit Rinor të PD Finiq të rinjtë Koco Jorga, Ilia Stefani e Dhimitër Gribura, sikurse dhe gazetari Jorgo Kremidha. Angazhimi i Degës së Partisë Demokratike Finiq ka qenë maksimale, në energjizimin e strukturave dhe sidomos në rolin që ka kjo degë në votimin e Diasporës, kryesisht në Greqi, ku dega ka zgjedhur dhe një koordinator-sekretar për këtë proces kaq të rëndësishëm e vendimtar për këto zgjedhje.


17. Më datë 18 janar, si drejtues politik zhvilloi mbledhjen e Grupit të Punës së Qarkut Vlorë në Sarandë. Në këtë mbledhje të dytë të Grupit të Punës se z.Leskaj deklaron se: -“Citova se mbledhjet e Grupit të Punës do jenë të pranishme në të gjitha degët e Partisë Demokratike në Qarkun Vlorë, në respekt të çdo dege, demokrati e qytetari në të gjithë Qarkun Vlorë. E nisa fjalën me falenderim për punën e deritanishme të çdo anëtari të Grupit të Punës, kryetarët e degëve dhe kryesitë respektive të tyre, duke u shprehur se në këtë fushatë motorri kryesor i mbarëvajtjes së fushatës do të jenë kryesitë e degëve, në bashkërendim me Grupin e Punës për Qarkun Vlorë, si shtabet kryesore në këto zgjedhje. Vota e diasporës, mbeti kryefjala e kësaj mbledhje pune, sikurse u ngritën çështje në rritjen e efektivitetit të votimit të qytetarëve në diasporë”. Në këtë mbledhje pune mbajtën fjalën kryetarët e degëve të PD Vlorë Artrid Hoxha, PD Sarandë Manjola Nikollo, PD Himarë Afrovita Dhimojani, PD Finiq Shpëtim Iljazi, PD Konispol Farudin Lame. Degët e PD Himarë, Finiq, Konispol, Sarandë e Vlorë kanë zgjedhur koordinatorët përgjegjës për votimin e diasporës, kryesisht në Greqi, ku ka dhe një përqendrim të madh të emigrantëve nga ky Qark. Grupi i Punës u shtua me anëtarë të rinj nga personalitete të Qarkut Vlorë. U hodhën propozime konkrete në ndërtimin e një plani aftashkurtër në vazhdimin e agjendës së punës për këtë Grup Pune. Forcimi i strukturës së çdo dege ka qenë prioritet i punës së çdo kryetari dege, siç edhe vet u shprehën në këtë mbledhje krahas fjalës së kryetarëve të Degëve, folën: Petrit Mulla, Vladimir Kumiu, Vangjel Anagnosti, Liljana Elmazi, Jani Proko, Mario Runa. “Patëm një bashkëbisedim në video-call me Kryetarin e PD Athinë z.Alfred Fizi e anëtarë të Kryesisë së PD Athinë, koordinatorin e PD Vlorë në Athinë z.Kujtim Veizi, ku kemi vendosur të zhvillojmë një takim ditën e diel, datë 26 janar, me emigrantët vlonjatë që jetojnë e punojnë aty. Grupi i Punës vazhdoi takimin në Degën e PD Konispol & Finiq” – mbyll komunikimin e tij ne FB z.Leskaj.


17. Më 17 janar, z.Leskaj së bashku me Sekretaren Politike të PD Vlorë Nada Meçorapaj, kryetaren e LDG-së Alta Haluci përmbyllëm turin e takimeve me Rajonet e qytetit. Takimi i sotëm ishte me strukturat e PD Vlorë në Rajonin 5, njëri prej Rajoneve me një shtrirje të gjerë gjeografike, sikurse me një prani cilësore të angazhuarish pranë strukturave të PD Vlorë. Edhe në këtë mbledhje pune, me strukturat e Rajonit 5, i dhamë theksin rëndësisë që ka vota e diasporës në këto zgjedhje. Puna e organizimi i strukturës do jenë përcaktuese në suksesin e këtyre zgjedhjeve, shoqëruar kjo me programin e Partisë Demokratike. Diskutuan e ngritën çështje në lidhje me mënyrën e organizimit të fushatës, Agim Jazaj, Petrit Golemi, Niko Dumani, Ira Talo, Namik Jahaj, Rahmi Arapi, Kastriot Lesko.

19. Më datë 16 janar, Bujar Leskaj së bashku me kryetarin e PD Selenicë Leonard Rakipaj, zhvilluan mbledhjen e Kryesisë së Degës së Partisë Demokratike Selenicë, në Vllahinë. Gjatë mbledhjes së Kryesisë u theksua rëndësia e votës së diasporës, si prioritet në këtë fushatë zgjedhore. Organizimi i strukturave në Degën e PD Selenicë, ishte një tjetër temë e cila u theksua në këtë mbledhje Kryesie, në kuadrin e përgatitjeve të fushatës zgjedhore. Si pasojë e shpopullimit, e theksuar në Bashkinë Selenicë, u diskutua rëndësia e organizimit të dy takimeve me komunitetet në Greqi dhe Itali, ku ka një pjesë të konsiderueshme emigrantësh nga kjo zonë.


20. Më 15 janar, së bashku me kryetarin e PD Vlorë Atird Hoxha, Sekretaren Politike të Degës Nada Mecorapaj, nënkryetarin z.Hysni Sharra dhe anëtarë të Kryesisë së PD Vlorë Bujar Leskaj zhvilloi dy takime, përkatësisht me strukturat e PD në Rajonin 3 dhe Rajonin 4. Fokusi u përqendrua te roli që ka vota e diasporës në këto zgjedhje, sikurse angazhimi i të gjithë trupit të strukturës së Partisë Demokratike Vlorë në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe me rol vendimtar në fitoren e zgjedhjeve.
”Një pikë tjetër e rëndësishme, ashtu siç e kam shprehur në të gjitha takimet tona mbetet angazhimi maksimal nga i gjithë korpusi i strukturës së PD Vlorë, duke intensifikuar punën. Gjithashtu zhvilluam një video-call me kryetarin e Partisë Demokratike Dega Athinë dhe anëtarë të Kryesisë së kësaj Dege, të cilët po luajnë një rol të madh në këtë proces. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD Vlorë dhe takimeve me strukturat në Rajone, kemi vendosur organizimin e një takimi me emigrantët vlonjatë që jetojnë në Athinë, të cilën do e realizojmë brenda muajit janar” – thotë z.Leskaj.


21. Më 14 janar, së bashku me Sekretaren Politike të PD Vlorë Nada Meçorapaj, nënkryetarin e PD Vlorë Hysni Sharra, anëtarë të Kryesisë së PD Vlorë, organizuam dy takime me strukturat e PD për Rajonin Nr.1 dhe Rajonin Nr.2. Në këto takime ishin të pranishëm anëtarë të strukturës së Partisë Demokratike dega Vlorë. Në këto mbledhje pune u diskutua rëndësia e votës së diasporës në këto zgjedhje, krahas angazhimit në fushatë në Rajonet përkatëse. “Gjatë fjalës sime, në të dyja takimet u shpreha se angazhimi i të gjithë strukturës është parësore në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, duke intensifikuar punën dhe shpërndarë programin e Partisë Demokratike, si e vetmja mënyrë me të cilën arrihet fitorja”- thotë z.Leskaj.


22. Përvjetorët e degëve/Deputeti dhe drejtuesi politik i qarkut Vlore Bujar Leskaj ishte në përvjetorët e degëve të PD në shkallë qarku duke përcjell në këto takime festive mesazhe fitoreje, por dhe duke falenderuar ata që i themeluan degët e PD e të tjerë kontributorë ndër vite. Në 34 vjetorin e themelimit të PD Sarandë z.Leskaj shprehu mirënjohje për themeluesit e Degës së PD Sarandë, drejtuesit e saj ndër vite, kontributorët e të gjithë demokratët, sidomos të qëndrestarëve të viteve ‘90-91, ‘97 dhe 2021-2022. Theksova rëndësinë që ka prezantimi i programit të Partisë Demokratike në këto zgjedhje, si e vetmja rrugë për të fituar dhe ndryshuar faqen Shqipërisë. Kremtimi i 34 vjetorin të themelimit u bë nen pranine e Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së Flamur Noka, deputetes së Qarkut Vlorë Ina Zhupa, kryetares së degës Sarandë Manjola Cikuli, Sekretarin Politik të degës Ibrahim Barjami, ish-deputeti Dashamir Tahiri, anëtaren e Këshillit Kombëtar të PD Matilda Qurku e dhjetra të tjerë drejtues, funksionarë e demokratë të Sarandës. Dega e PD Sarandë është themeluar në 8 janar 1991, ndërsa në 11 janar 1991 është mbajtur mitingu i parë demokratik i PD të sapokrijuar.
Festime pati dhe për përvjetorin e 34-të të PD dega Delvinë ! Ky kremtim u bë në praninë e deputetes së Qarkut Vlorë Ina Zhupa, kryetarin e Degës Delvinë Erigers Hamiti, ish-deputetin Dashamir Tahiri, kryetaren e Degës Sarandë Manjola Cikuli, ish-kryetarin e PD Delvinë Altin Kalapodhi, kandidatin për kryetar Bashkie Delvinë ing.Ilir Mehmeti. Dhjetra demokratë, simpantizantë të Partisë Demokratike, themelues, ish-funksionarë të PD Delvinë ndër vite, kontributorë, të rinj, të reja, zonja të nderuara, u bashkuan në ditën e themelimit të PD Delvinë. Në këtë takim mbajtën fjalën e tyre, themeluesi i PD Delvinë z.Petrit Hamiti, kryetari i PD Delvinë Erigers Hamiti, deputetja e PD Qarku Vlorë Ina Zhupa, kryetarja e FRPD Delvinë Erinda Mehmeti. Në fjalën e tij z.Leskaj shprehu mirënjohje për themeluesit, të cilët me guxim e mençuri themeluan degën e Partisë Demokratike në Delvinë, për drejtuesit e PD Delvinë, Ilir Gazeli, Agur Jupi, Petrit Hamiti, Islam Jupi, Durim Alimani, për kryetarët e PD Delvinë Hari Imeri, Altin Kalapodhi, Erigers Hamiti, sikurse dhe për ish-deputetët e Partisë Demokratike që perfaqësonin Delvinën në Kuvendin e Shqipërisë, Leka Toto, Leonard Demi dhe Burim Husi. Zoti Leskaj falenderoi kontributorët e demokratët delvinjotë, që kanë qenë në krah të PD dhe kryetarit të PDSH-së Prof.Dr.Sali Berishës.
Zoti Leskaj nuk kishte se si të mungonte më 6 janar 2025 në celebrimin e 34 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike Dega Vlorë. Qindra demokratë, simpantizantë të PD, themelues, ish-funksionarë të PD ndër vite, ish-deputetë, kontributorë, të rinj, të reja, zonja të nderuara, u bashkuan për të festuar këtë datë kaq të rëndësishme, themelimin e PD dega Vlorë. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre themeltarët e PD Vlorë, pjesë e grupit nismëtar të themelimit të Partisë Demokratike Vlorë, në 29 dhjetor 1990, e cila u mbajt në shtëpinë e Alfred Ziajit, Bilal Çela dhe Roland Tafili.
Në këtë kremtimin Bujar Leskaj e nisi fjalën në 34 vjetorin e themelimit të PD Vlorë, duke kujtuar me mirënjohje nismëtarët e themelimit: Afrim Jupi, Ventigjar Hamzaraj, Alfred Ziaji, Aleks Tahiri, Manol Bono, Hasko Hoxha, Bilal Çela, Roland Tafili, Bujar Borshi, Nexhat Veipi e Petrit Stefa dhe duke kujtuar me mirënjohje intelektualët vlonjatë, të cilët folën në mitingun e parë madhështor të 6 janarit 1991: Afrim Jupi, Petrit Stefa, Hasko Hoxha, Dashamir Frakulla; të ardhurit nga Tirana: Prof.dr. Sali Berisha, Gramoz Pashko, Azem Hajdari, Arben Imami, etj. Bujar Leskaj në këtë përvjetor të 34-të shprehu mirënjohje për ish- kryetarët e PD- Vlorë nga 1990 e deri më sot, ish- kryetarët e bashkisë, El’ham Sharra e Gëzim Zilja; prefektin Esat Hasani, për të gjithë deputetët e Partisë Demokratike në këto 31 vite dhe veçanërisht për deputetët e viteve 1991- 1992 dhe 1992-1996, prof. Abedin Elmazi, Ibrahim Vasjari, Gafur Shameti, Kosta Koçi, Afrim Jupi, Roland Tafili, Filip Taço e shumë deputetë të PD ndër vite, sikurse kujtova rithemeltarët e vitit ‘97 dhe rithemeltarët e vitit 2021-2022. Në emër të Prof.Dr.Sali Berishës përcolla mirënjohjen dhe urimet e tij më të përzemërta, për çdo demokrat e demokrate të Vlorës.

Pervjetori i 34 i PD Sarande

Pervjetori i deges se PD Delvine

Ne 35 vjetorin e PD ne Vlore