Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është përballur me një incident të rëndë, pasi dikush i ka sulmuar makinën, duke i bërë copash xhamin.
Këtë ngjarje e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar video teksa tregon dëmet e makinës.

Siç shihet edhe në pamje, dikush ka goditur me gur dritaren e shoferit duke e thyer atë plotësisht. Po ashtu në video duken e dhe copat e xhamit të shpërndara në të gjithë mjetin dhe në tokë.
“Allah në dorë tënde prej njerëzve psikopata e psikopatë, veç po pres edhe pak se me foto kam me të nxjer”, ka shkruar ajo.

Sipas reagimit të saj, këngëtarja duket se ka dijeni për personin që e ka sulmuar dhe se dikush e ka bërë qëllimisht.
Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse këngëtarja do të bëjë të ditur detaje të reja lidhur me ketë incident.




