Mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP Albania 4 janë futur 4 banorë të rinj. Këta janë banorët që do bëhen pjesë e garës: këngëtari Kelly, një artist si Vserlo; Rizarta, modele dhe Ola e cila më parë ka qenë pjesë e Për’puthen.
A do të jenë ata në gjendje të ndryshojnë rrjedhën e lojës në shtëpi apo do të ‘thyhen’ përballë bllokadës së banorëve më të vjetër? Kjo mbetet për tu parë. Sidoqoftë një gjë është e sigurt, Ola mund të trazojë ujërat në shtëpi pasi ulja e saj shumë pranë Laertit nuk është pritur mirë nga Valbona.