Ditën e dielë moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira mesatare të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në jug.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 10m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë 16m/sek, me valëzimin në dete 2-4 ballë.
Në zonat malore temperaturat do të zbresin deri në -3 gradë, ndërsa temperatura më e lartë do të shkojë deri në 16 gradë në vendet e ulëta dhe bregdet.
