Rakip Suli kaloi një sfidë me shëndetin, Ahmet Prençi: I dashur mik i çmuar, ke shtrirë dorën për të ndihmuar të tjerët, edhe kur vetë ke patur nevojë për forcë

0
747

Nga Ahmet Prençi
I dashur mik i çmuar Rakip Suli
Ju uroj të shkuara dhe ju shpreh mirënjohje si njeri që gjithmonë ke shtrirë dorën për të ndihmuar të tjerët, edhe kur vetë ke patur nevojë për forcë.
Zoti ju shpërbleft për mirësinë që ju ke bërë të pamundurve gjithmonë.
Përballove një sfidë të rëndë, por si gjithmonë, e përballove me dinjitet dhe guxim.
Jeta të ka vënë përballë sprova vazhdimisht, por ti ke mbetur drita e shpresës për ata që të rrethojnë.
Shembulli yt është një kujtesë e bukurisë së shpirtit njerëzor, i cili nuk dorëzohet kurrë.
Uroj që shëndeti, paqja dhe gëzimi të mbushin ditët e tua, ashtu siç ti ke mbushur jetën e shumë njerëzve me dashuri dhe mirësi.
Fjalët më të përzemërta për Doktorët duke ju shpreh mirenjohjen më të thellë, pasi nje vit më parë i njëjti ekip me fali dhe mua jetë të dytë.