Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook foto nga Konferenca e Sigurisë në Mynih. Rama u takua në këtë konferencë me shumë liderë të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe Albin Kurti.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin “Zgjerimi i BE-së” me praninë e Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.


