Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga pista e aeroportit të Gjeorgjisë, në SHBA.
Daily Mail raporton se aksidenti ajror u regjistrua mbrëmjen e së shtunës. Zyrtarët e aeroportit thanë se për arsye ende të paditura kontakti me avionin u ndërpre menjëherë pas ngritjes nga pista. Ndërkohë, mësohet se avioni ra në një zonë të pyllëzuar. Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.