Aksident i RËNDË në kthesën e Viroit/ Makina përplaset me mjetin e ushtrisë, dy viktima në Gjirokastër

0
71

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Kthesën e Viroit, në Gjirokastër, ku një mjet është përplasur me një makinë të ushtrisë. 

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i kamioçinës Pano Kalanderi 56 vjeç dhe një person tjetër, emri i të cilit ende nuk është bëhet i ditur. 

Bëhet me dije se aktualisht forcat e emergjencës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.