Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës! Dolën nga mjeti pasi pësuan aksident, shoferi dhe 3 pasagjerët përplasen nga një makinë tjetër teksa qëndronin në rrugë! Vdes 28-vjeçari

0
132

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:05, në autostradën Tiranë-Durrës.

Raportohet se 28-vjeçari me iniciale G. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Por, pasi ka dalë dalë nga makina, së bashku me 3 pasagjerët që ndodheshin në mjet, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga një automjet tjetër, që drejtohej nga shtetasi me iniciale I. L.
Për pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët në automjetit të tij janë dërguar në spital për mjekim. Ndërsa shoderi i makinës tjetër me iniciale I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.