Alex Soros, djali i miliarderit George Soros ka publikuar një fotografi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Në mesazhin e tij Alex Soros thekson se po e ripublikon foton për shkak të kërkesave te shumta që ka marrë.
“Rikthim për shkak të kërkesave popullore”– shkruan Alex Soros teksa ka bere tag adresën e kryeministrit shqiptar.

Kujtojmë se ditë më parë, kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një video në të cilën evidentonte faktin se në profilin e Edi Ramës ishin hequr fotografitë e shumta me Alex Soros.
Ndërkohë që në premtimet e tij elektorale ka paralajmëruar dhe miratimin e një ligji ku do ndalonte organizatën e Soros që të operonte në Shqipëri.