Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar si një lëvizje për të shpëtuar veten, deklaratën e sotme të Sali Berishës se do të shkrijë SPAK-un kur të vijë në pushtetet.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shprehet se të tilla deklarata janë blofe, pasi Berisha nuk vjen dot në pushtet.
“Kuptohet që Saliu është i trembur se, nga ato që po shohim si prova, SPAK mund t’i shtojë akuzë të re Saliut për 21 Janarin”, shkruan Ngjela ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Berisha i trembur dhe që ka frikë dhe kuptohet ajo se e kishte çuar në shtegullim mendor, na tha: “kur të vij unë në pushtet, do të shkrij SPAK -un”.
Domethënë kërkon të vijë sërish në pushtet për të vijuar grabitjen për të cilën është nën akuzë, dhe sot shkoi të përgjigjet në SPAK.
Por, a ka vota vallë?
Po SPAK kuptohet që do ta dënojë; sepse Saliu këtë që ka thënë sot për SPAK-un e ka kërcënim.
Po SHBA do ta viojë kuftën antikorrupsion në Shqipëri?
Do largohet Amerika nga aleanca e ngushtë me Shqipërinë?
Po Saliu a ka vota?
As SHBA nuk largohet nga aleanca e ngushtë me Shqipërinë, dhe as Saliu nuk mund t’i fitojë dot zgjedhjet që vijnë, se nuk ka vota.
Sigurisht.
Atëherë?
Lufta antikorrupsion në Shqipëri do të vijojë. Dhe kjo luftë nuk është fare në dorë të politikës shqiptare, sepse SPAK drejtohet nga FBI dhe ekspertiza amerikane.
Kurse Saliu si pushtues i Shqipërisë bashkë me Serbinë, asgjë nuk i bën dot më Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Dhe nuk e tremb dot SPAK -un, se nuk tremb dot Amerikën.
Atëherë?
Kuptohet që Saliu është i trembur se, nga ato që po shohim si prova, SPAK mund t’i shtojë akuzë të re Saliut për 21 Janarin.
Të shohim!
Se sot duhet ta pranojmë që historia e Shqipëria ka hyrë në etapën e çlirimit të saj nga korrupsioni i lartë shtetëror, i cili tani dihet se i ka rrënjët tek armiqtë shekullorë të Shqipërisë.
Prisni dhe shikoni, dhe krijoni optimizëm për luftën e sotme antikorruosion në Shqipëri, sepse vjedhja gjigante e kurrpsinit të lartë shtetëror në Shqipëri e kishte dëmtuar shumë mirëqenien e shoqërisë shqiprare