Një 60-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri pistoletë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në rrugën “Peti” në kryeqytet, ndërsa policia thotë se personi i identifikuar si Ilmi Sina dyshohet se është vetëvrarë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.02.2025, rreth orës 18:05, në rrugën “Peti” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij shtetasi I. S., rreth 60 vjeç.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.