FOTOT/Aksident me vdekje, dy makina përplasen “kokë më kokë” dhe marrin para 30 krerë dele! Ndërron jetë bariu! Pamje nga vendngjarja

0
95

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Suk 1, në Roskovec, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.

aksdent roskovec

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor rural Marinzë- Suk 1, ku dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra- tjetrën.

Mjetet mësohet se kanë përpasur mbi 30 krerë dele, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë bariu i tyre, shtetasi Festim Gllava.

Screenshot 2025-02-17 200058

Burime bëjnë me dije se Gllava është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por ka ndërruar jetë, ndërsa të dëmtuar kanë mbetur dhe drejtuesit e automjeteve.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.