Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ishte i kënaqur me paraqitjen e Bajer Leverkusen ndaj Bajern Mynih, por i zhgënjyer me rezultatin.
Kampionët në fuqi të Bundesligës krijuan shumë raste kundër bavarezëve të shtunën, por nuk mundën ta fitonin ndeshjen, e cila përfundoi në barazim 0-0. Granit Xhaka ishte krenar për atë që ai e përshkroi si një “performancë të madhe”, ama i frustruar që “Aspirinat” nuk mundi t’i kthente shanset e tyre.
“Nëse e shikoni ndeshjen për 90 minuta, ishte një paraqitje e madhe nga ne”, tha Xhaka për “Sky Germany”. “Kemi pasur shumë raste, por nuk shënuam dhe kjo është zhgënjyese në fund. Duhet të kishim fituar”.
Duke dështuar për të fituar, Leverkusen humbi një mundësi të artë për të reduktuar diferencën prej tetë pikësh mes tyre dhe liderit të ligës Bajern në krye të Bundesligës. “Duhet të lavdërojmë veten për performancën, meriton shumë respekt. Për momentin nuk na intereson renditja”, theksoi Xhaka.