I arratisuri i “Shënkollit” u largua nga burgu rreth 3 orë para se të konstatohej! Ja ç’rezultoi nga pamjet filmike…

0
169

Edhe pse i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, edhe pse me probleme të shëndetit mendor, i arratisuri i “Shënkollit” vijon arratinë prej dy javësh.

Policia nuk ka asnjë gjurmë të tij se nga mund të ketë shkuar, ndërsa të gjitha kontrollet e ushtruara nëpër vendet ku dyshohej se mund të strehohej kanë dështuar. Ka dështuar edhe shpërblimi i policisë prej 10 mijë eurosh që ofroi për këdo që mund të jepte një informacion të saktë për vendndodhjen e tij.

Por Daut Laze, 49 vjeç, i cili iku nga rrethimi duke i lënë në gjumë rojet e sigurisë së burgut për t’u larguar në drejtim të paditur. Prej ditësh policia ka intensifikuar kontrollet në një sërë banesash të njerëzve të afërt dhe të miqve të tij të njohur, e po ashtu edhe të disa vendeve të tjera që dyshohej se mund të fshihej Daut laze.

Por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tijën. Policia dhe grupi hetimor që kanë marrë në duar të gjitha detajet e arratisjes nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë itinerari të jetë përdorur nga i arratisuri, ndërkohë që ende nuk është hetuar mundësia e largimit të tij jashtë territorit të vendit. Burimet bëjnë me dije se nga kontrollet që janë bërë në pikat kufitare të Veriut, kryesisht Morin e Muriqan nuk është shquar person me të dhënat e tij të ketë kaluar në këto pika kufitare.

Të dhënat mbi arratisjen

Sipas të dhënave policore, Daut Laze, 49 vjeç, i dënuar për dhunë në familje, ishte i vendosur në sektorin e të sëmurëve që më datë 31 janar të këtij viti, vend ku ka qëndruar deri orëve të para të 4 shkurtit, kur mundi të largohet i qetë duke kapërcyer murin rrethues për t’u hedhur vetëm pak metra larg rrugës kryesore që lidh veriun me Tiranën.

Sipas dëshmisë së punonjësve të burgjeve, dhënë në prokurori, është mësuar se dhomat e të sëmurëve liheshin pa çelës, fakt që me sa duket Laze e ka mësuar dhe e ka shfrytëzuar në momentin kur ka parë që vendi ka qenë thuajse i boshatisur. Nga vëzhgimi i pamjeve filmike rezulton se Laze, i cili mbahej në një dhomë ku po merrte mjekim bashkë me dy të paraburgosur, është larguar nga institucioni në orën 03.44 minuta të mëngjesit. Për të kaluar mbi murin rrethues i dënuari i sëmurë ka përdorur mjete rrethanore, që janë kapur nga pamjet filmike. Në raportin e ekspertizës evidentohet se skara e dhomës dhe e sektorit është lënë e hapur pa çelës, gjë të cilën e ka shfrytëzuar Laze për t’u larguar. Sipas dëshmisë së punonjësve të burgjeve, dhoma ku marrin mjekim është lënë pa çelës, pasi shumë të paraburgosur me probleme mendore bëjnë veprime që dëmtojë vetën e tyre. Ky urdhër për t’i lënë pa çelës, por vetëm me shul ka qenë verbal, por jo i shkruar dhe e dokumentuar në urdhra specifike. Gjithashtu saktësohet punonjësi social dhe e psikologu i burgut tregojnë se takimet dhe intervistat e zhvilluara kanë vënë re luhatje të gjendjes emocionale. Në dhomën ku qëndrojë pacientet e sëmurë Daut Laze ka hyrë me datën 31 janar ku sipas një kontrolli të kryer mjeket kanë dyshuar se ai mund të këtë zgjedhje dhe për këtë arsye është bërë veçimi i tij nga sektori. Gjatë momentit të arratisjes Daut Laze ka inskenuar disa rroba duke i mbuluar me batanije dhe kur punonjësi i policisë së burgjeve ka kryer kontroll rreth orëve të para të mëngjesit e ka konstatuar në distancë por nuk është afruar për të verifikuar nëse ishte ai apo jo. Prej ditës së arratisjes së tij policia ende nuk kanë rënë në gjurmë të Daut Lazes, ndërsa ai u konsiderua si një person me rrezikshmëri të lartë, por gjithnjë policia e shtetit thotë se kërkimet vijojnë për gjetjen dhe arrestimin e tij. Panorama