Më poshtë po rendisim 11 pika që sipas vendimit të GJKKO-së na tregojnë qartë se ka fakte e prova për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Kush bindet dhe kush jo kjo është zgjedhje personale më pas.
1. Vendimi thotë që ka një mekanizëm korrupsioni dhe pastrimi produktesh që nis nga Erion Veliaj.
2. Vendimi thotë që me firmën e kryetarit të bashkisë (bashkëngjitur firmës gjithë praktika) i jepen nja 10.000.000 (veç në një rast) nuses së dajës së Ajola Xoxës.
3. Erion Veliaj i jep prapë me firmën e tij nja 1.600.000 lekë dajës së Ajolës. Ky i merr dhe ia jep gruas së tij, nënës së Ajolës dhe Ajolës.
4. Erion Veliaj i jep me firmën e tij nja 5.000.000 lekë të tjera një organizate tjetër të Ajolës.
5. Vendimi tregon vilën që kanë Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. Po fundja ç’është një vilë 2 kate me 500 m2 truall nën të? Në fakt dyshohen 2.
6. Vendimi na tregon se jo një herë, jo dy herë, jo tri herë, jo katër herë, jo pesë herë, jo gjashtë herë, jo shtatë herë, jo tetë herë, por të paktin deri tani nëntë herë (hetimi vazhdon) firmat që merrnin lekë dhe leje ndërtimi nga kryetari i bashkisë, jepnin ca “lekë xhepi” si sponsorizime te gruaja e kryetarit të bashkisë.
7. Vendimi na tregon se gjenden nja 115.000 euro në kasafortë me ca prerje për qejf.
8. Në bankë SPAK-u gjeti dhe nja 860.000 euro të tjera që vijnë nga “bota e çudirave” të Lizës (Ajolës).
9. Vendimi tregon se me informacion zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave janë gjetur 900.000 euro në veshje, make up, këpucë e kështu me radhë.
10. Djali i xhaxhait të Ajolës blen me propozim të tij 23.000 euro një automjet që ishte blerë më parë 7.000 euro.
11. Djali i xhaxhait të Ajolës i jep nja 140 mijë euro që s’u dihet burimi, para të cilat i shëtiste me jastëkë në Tiranë (sipas deklarimeve të tij).
Të gjitha këto pika dhe të tjera janë me vendim gjykate. Kaq mjafton për të mos lodhur askënd më shumë sesa duhet me zhurmën mediatike pro Veliajt./CNA