Kryeministri Edi Rama uron 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Gëzuar dhe mbarësi gjithmonë!

0
58

Kryeministri Edi Rama ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në një postim në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes Kosovë”, shkroi kreu i qeverisë, krahas një emoji shqiponje, shoqëruar me një imazh të flamurit të Kosovës.

Kreu i qeverisë uroi Pavarësinë duke u shprehur “mbarësi gjithmonë”.

“MIRËMËNGJES KOSOVË 🦅

Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë🇽🇰”, shkruan Rama.