Në prag të 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles, i është drejtuar me një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Mbreti Charles ka shprehur urimet e tij më të përzemërta për popullin e Kosovës, shton se ëhstë i lumtur për lidhjen e fortë mes ty vendeve.
“E nderuar Presidente, bashkëshortja ime dhe unë jemi të ngazëllyer që të dërgojmë urimet më të përzemërta për shkëlqesinë tuaj dhe popullin e Kosovës me rastin e veçantë të Pavarësisë. Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres të forcojmë më tej miqësinë tonë”, thuhet në letrën e Mbretit Charles drejtuar presidentes Osmani.
Më tej, Mbreti Charles ka shprehur bindjen se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mund të kenë një bashkëpunim të shkëlqyer për të sjellë ndryshime pozitive në sfidat klimatike dhe çështjet e ambientit të cilat prekin të gjithë globin.
Letra e tij mbyllet me fjalinë “Bashkëshortja ime dhe unë kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në epokën e ardhshme”.
