“Nuk më thua dot budalla mua se të kap në shpulla!”/ Plas debati mes Valterit dhe Abilekajt për Veliajn

0
330

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes analistit Enton Abilekaj dhe këshiltarit të PS, Halit Valteri, lidhur me mbështetjen apo braktisjen e Veliajt nga kolegët e tij në PS. 

Abilekaj tha se në PS janë gëzuar nga arrestimi i Veliajt, ndërsa Valteri e mohon braktisjen e kryebashkiakut nga kolegët. 

Debati degjeneroi edhe në fyerje mes të ftuarve. 

Debati: 

Enton Abilekaj: Për ta mbështetur nuk e ka mbështetur asnjëri, urdhri u dha për t’u mbështetur. Shumica jo publikisht është gëzuar, dihen konfliktet në PS. Në pallatin e pushtetit më shumë ka konflikte se dashuri. Në Tiranë ka tre drejtues politikë, që zihen me njëri-tjetrin dhe i ndan Rama zonat, se të jetë për ata do të vazhdonin të ziheshin. E njëjta gjë në pushtet dhe qeveri për emërimet, secili do emërimet e veta për fushatë. Pra këto ndodhin në një pushtet të degraduar siç është ky. Këto të japin të kuptosh se armiqësitë janë shumë të forta. Asnjëri nuk është hidhëruar, por i bashkon vetëm frika se SPAK-u do të vijë te këta dhe do të jenë të pambrojtur, prandaj mund të përdoren si mburojë për Veliajn

Halit Valteri: Veliaj është drejtues politik i Tiranës, ka struktura e PS që e mbështetin, ka qytetarët që e mbështesin. Analiza të tilla, duan që çdo gjë të mundshme t’i hedhin pluhur. Ku e di ti që nuk e mbështet grupi parlamentar i PS? Ti prandaj merr në qafë Saliun dhe Ilirn, të dëgjojnë ty dhe mbeten në opozitë. Nga e dini që zihen?

Enton Abilekaj: Në Asamblenë e PS, Rama i ka thënë Veliajt, mos të të shoh fare këtu!

Halit Valteri:  Kam qenë në mbledhje dhe nuk ka thënë fare ashtu. Po gënjen.

Enton Abilekaj: Manastirliun e vuri Edi Rama.

Halit Valteri: Po gënjen pra.

Enton Abilekaj: Ka emëruar Manastirliun të merret me strukturën e PS.

Halit Valteri: Tirana ka patur tre bashkë… Ka emëruar edhe Gonxhen dhe Spiropalin.

Enton Abilekaj: Strukturën e PS këtë rradhë ia ka dhënë Ogerta Manastirliut.

Halit Valteri: Ngre në bazë të gënjestrës, helmon të tjerët.

Enton Abilekaj: Këto janë argëtuese. 

Halit Valteri: Ju dhe shumë si ju, shohin ëndrra me sy hapur dhe mendoni se PS ka një problem të tillë. Zgjedhjet janë afër dhe njerëit do të zgjedhin, do mbarojnë zgjedhjet, do mblidhemi këtu dhe do shohim sa vlerë ka kjo që po i bëjnë Erion Velisë para zgjedhjeve. Zotëria tha se Rama qante votat e blera nga Veliaj. Nëse ke prova, se ka blerë vota, çoje denoncoje. Nga 9 akuza të ketë 10-11. Të flasësh si te pazari Milotit…

Ergys Mërtiri: Kjo që ka ndodhur sot, patjetër do të ketë kosto elektorale.

Halit Valteri: Ku e dimë ne? Meta dhe Saliu, vidh, vidh, vidh… Të bëj populizëm Saliu, por një gazetar që paguhet dhe të thotë ka vjedhur Veliaj…

Enton Abilekaj: Unë i hapa rrugë budallait dhe idiotit, por nuk mund ta bëjmë kështu …

Halit Valteri: Budalla nuk më thua dot mua ti se të kap në shpulla unë, debil, se je mësuar me këta ti, por unë të palloj në drru. Më tregon budallain ti…

Enton Abilekaj: Nuk mund ta ulësh në këtë nivel.

Halit Valteri: Ordiner. Ta tregoj unë pastaj.