Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.
Në aksidentin me pasojë vdekjen e dy personave u përfshinë dy automjete. Kamioni i FA është përplasur me një kamioçinë ngjyrë të verdhë në aksin Tepelenë-Gjirokastër në afërsi të kthesës së Viroit.
Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i kamioçinës Pano Kalanderi 56 vjeç dhe personi që ishte në vendin e parë në kamionçinën, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.
Kamioni ushtarak transportonte materialet e arkivit të Gjirokastrës.
Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.